Pikat e zeza. Si t’i hiqni me produktet që keni në frigorifer

Pikat e zeza. Si t’i hiqni me produktet që keni në frigorifer

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me […]

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato.

Nga kurat me limon e sheqer, tek ato me aloe vera, ekzistojnë disa metoda natyrale dhe të thjeshta për t’u aplikuar në shtëpi dhe që u shpallin ‘luftë’ pikave të zeza.

Pikat e zeza, si t’i eliminoni me lehtësi

Vaji i kokosit është një produkt natyral që është konsideruar i shkëlqyer në luftën kundra papastërtive të fytyrës. Shtoni ¼ filxhani vaj kokosi në një tas dhe vendoseni për 10-15 sekonda në mikrovalë. Më pas bashkojeni me 10 pika limon, 10 pika vaj livande dhe 10 pika vaj nga pema e çajit. Përziejin derisa të përftoni një përbërje homogjene. Aplikojeni me një copë pambuku në mëngjes dhe në mbrëmje pasi të keni larë fytyrën.

Vaji i kokosit, pasi ta keni shkrirë në mikrovalë, mund të përdoret edhe me llumin e kafes për të përgatitur një krem për pikat e zeza. Masazhoni fytyrën me këtë përzierje.

Limoni është një tjetër përbërës i shkëlqyer për të eliminuar pikat e zeza. Prisni një  limon në feta dhe më pas lyejini mjaltë. Pastaj shtoni pak sheqer kane mbi to dhe aplikojini butësisht në fytyrë. Bëjeni këtë proces njëherë në javë.

Pikat e zeza, eliminimi me metoda natyrale

Një tjetër medikament i vlefshëm është vazelina. Aplikojeni në zonën me pika të zeza, më pas vendosni qëese plastike sipër saj. Merrni një peshqir të nxehtë dhe vendoseni sipër qeses. Lëreni të pushojë derisa të ftohet në temperaturën e ambientit.

Sheqeri mund të përdoret edhe në tipe të tjera trajtimesh: bashkoni ¼ filxhani sheqer të bardhë me ¼ filxhani sheqer kane në një tas dhe përziejini. Shtoni ¼ filxhan vaj ulliri dhe përziejini. Shtoni më pas një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kafeje ekstrakt vaniljeje. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar butësisht.

Së fundi, mund të përdorni tërshërën: bashkoni ¼ filxhani tërshëre me 2 lugë kafeje kos, 2 lugë kafeje mjaltë dhe dy lugë kafeje vaj ulliri në një robot kuzhine e përziejini derisa të njëtrajtësohen mirë. Ky krem special duhet aplikuar në sasi të vogla në zonat e lëkurës me pika të zeza.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar