Përse gjatë shtatzënisë gratë janë më të prirura të preken nga infeksionet urinare; Ja masat parandaluese

Përse gjatë shtatzënisë gratë janë më të prirura të preken nga infeksionet urinare; Ja masat parandaluese

Shumë nga ndryshimet karakteristike të shtatzënisë, rrezikojnë shfaqjen e infeksioneve në kanalin urinar, në fshikëzën e urinës, veshka ose ureter. Është shumë e rëndësishme që t’i pikasni dhe t’i mjekoni në kohë këto infeksione, pasi mund të shkaktojnë edhe lindje të parakohshme. Përveç kësaj, gjatë shtatzënisë këto infeksione janë më të rënda. Për shembull, në […]

Shumë nga ndryshimet karakteristike të shtatzënisë, rrezikojnë shfaqjen e infeksioneve në kanalin urinar, në fshikëzën e urinës, veshka ose ureter. Është shumë e rëndësishme që t’i pikasni dhe t’i mjekoni në kohë këto infeksione, pasi mund të shkaktojnë edhe lindje të parakohshme. Përveç kësaj, gjatë shtatzënisë këto infeksione janë më të rënda. Për shembull, në rast se keni infeksion në fshikëzën e urinës dhe e lini pa mjekuar, ai mund të shkaktojë edhe infeksion në veshka. Megjithatë, edhe pas lindjes jeni të rrezikuara nga infeksionet në kanalin urinar, pasi për njëfarë kohe, nuk do të jeni në gjendje ta zbrazni plotësisht fshikëzën. Urina e grumbulluar krijon një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve.

Po qe se keni infeksion në kanalin urinar, do të ndieni dhimbje ose djegie gjatë urinimit. Shpeshherë mund të keni një ndjesi urgjente për të urinuar, edhe pse sapo keni qenë. Ndër shenjat dhe simptomat e tjera mund të përmendim gjakun në urinë, urinë me erë të rëndë dhe temperaturë jo shumë të lartë. Dhimbja e barkut dhe e shpinës mund të jenë gjithashtu shenja të një infeksioni.

Parandalimi dhe kujdesi: ekzistojnë një sërë mënyrash për të shmangur dhe parandaluar infeksionet në kanalin urinar:

* pini shumë lëngje, veçanërisht ujë;

* urinoni sa më shpesh, mos e mbani ose mos prisni shumë para se të shkoni në tualet. Duke e mbajtur urinën, mund të mos e zbrazni plotësisht fshikëzën, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të infeksioneve në kanalin urinar. Urinimi i shpeshtë ndihmon në pastrimin e këtyre infeksioneve;

* kur të urinoni përkuluni përpara, që ta zbrazni plotësisht fshikëzën e urinës;

*urinoni gjithmonë pas marrëdhënieve seksuale;

* pas urinimit, për t’u fshirë, kalojeni pecetën nga pjesa e përparme në atë të pasme.

Kujdesi mjekësor: infeksioni në kanalin urinar mund të konstatohet duke analizuar një kampion urine dhe mund të kurohet me antibiotikë. Nëse ai nuk është luftuar plotësisht, mjeku mund t’ju rekomandojë që ta vazhdoni mjekimin me antibiotikë edhe pasi të keni mbaruar kurën e parë, që infeksioni të mos përsëritet më.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar