Përplasje e policisë dhe protestuesve në Hong Kong

Përplasje e policisë dhe protestuesve në Hong Kong

Policia e Hong Kongut ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës të cilët po marshonin të shtunën në protestat e vazhdueshme për muaj të tërë. Shumë dyqane u mbyllën për shkak të dhunës dhe policia arrestoi disa persona. “Protestuesit radikalë kanë shkaktuar dëme të shumta si dhe bllokim të trafikut, po ashtu protestuesit kanë hedhur bombola […]

Policia e Hong Kongut ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës të cilët po marshonin të shtunën në protestat e vazhdueshme për muaj të tërë.

Shumë dyqane u mbyllën për shkak të dhunës dhe policia arrestoi disa persona.

“Protestuesit radikalë kanë shkaktuar dëme të shumta si dhe bllokim të trafikut, po ashtu protestuesit kanë hedhur bombola të gazit të cilat janë shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ditë më parë, udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë dialogun me qytetarët, ndërsa përsëriti se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund.

“Shoqëria e Hong Kongut ka grumbulluar shumë çështje të thella ekonomike, sociale dhe madje edhe politike. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të ofrojnë një platformë për të diskutuar”, u tha Lam gazetarëve në një konferencë për media.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, është përfshirë në protesta që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Shkaku i trazirave ishte një projektligj për ekstradim, i cili lejonte që njerëzit të dërgoheshin për tu gjykuar nga Hong Kongu në territorin e Kinës.

Autoritetet e tërhoqën projektligjin, mirëpo kërkesat e protestuesve u zgjeruan duke bërë thirrje për hetim të pavarur ndaj dhunës së tepruar nga policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?