Përmbledhja javore: Programi qesharak i Kurtit dhe shfrenimi histerik pas numrit 126

Përmbledhja javore: Programi qesharak i Kurtit dhe shfrenimi histerik pas numrit 126

Të mërkurën e kësaj jave nisi ZYRTARISHT fushata e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetori. Jo-zyrtarisht fushata në fakt nuk mbaron për asnjë ditë të vetme – ajo u zhvillua në çdo orë të jetës sonë në 20 vitet e fundit. Dhe për çudi, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë interes për spektaklin në fjalë. […]

Në fakt, fjala fushatë ka një varg përdorimesh në shumë fusha. Fushata për të pastruar vendin. Ose fushata kundër terrorizmit. Fushata ushtarake në filan vendi. Fushata kundër informalitetit. Fushata për këtë e për atë. Por, në vendin tonë, fushata është fjalë që përdoret kryesisht në kuptimin zgjedhor. Pra, jemi zyrtarisht në fushatë zgjedhore.

Ky zyrtarizim bëri që hapësirat publike të vendit, por edhe ato digjitale, të mbusheshin me posterë të kandidatëve për kryeministra e deputetë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve që nuk besojnë se mund të ndodh ndonjë ndryshim, kishin vendosur t’i shisnin votat e tyre HAPTAS në faqen Merr-Jep.

Çelja më dramatike e fushatës u bë nga Albin Kurti në Mitrovicë. Në mbarim të fjalimit të tij ku përsëriti fjalët e mëhershme, ai e brohoriti pesëmbëdhjetë [15] herë numrin e partisë së tij. Një shfrenim i tillë u pa me habi edhe nga vetë bashkëpartiakët e tij, që të hutuar s’dinin çka të bënin.

Por, shfrenimi i Kurtit është epitoma e fushatave zgjedhore në vitet e fundit: përsëritje deri në marrëzi të gjërave të njëjta. Asnjë ide serioze për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Në shpalosjen e programit të tij në emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ishte qesharak në përpjekjen për të justifikuar raportin e Agim Bahtirit dhe Mytaher Haskukës me korrupsionin. “Unë nuk e di kush i rrin afër kujt” – tha ai.

Ai po ashtu dështoi të tregonte se si do të zëvendësonte Fondi Sovran, Agjencinë Kosovare të Privatizimeve duke thënë thjesht “Ne shpresojmë që të na ndihmojë Mërgata jonë!”

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ-ja] bëri shkeljen më të madhe gjatë kësaj jave. Ajo i publikoi të dhënat personale të aplikuesve nga diaspora për të votuar në Kosovë. Kjo nuk është hera e para që një gjë e tillë ndodh në vendin tonë. Edhe Prokuroria e Shtetit, kishte shkelur privatësinë duke publikuar emrat e atyre që dyshohen si veteranë të rremë.

Jashtë Kosovës, lajmi më i rëndësishëm ishte fillimi i hetimit formal për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump – i cili po akuzohet për abuzim pushteti, duke i kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, hetim për të birin e Joe Bidenit në këmbim të ndihmës ushtarake prej 400 milionë Dollarësh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?