Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ kërkoi garancion që slogani i ri të mos ngjasoj me ndonjë subjekti tjetër politik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Trego fuqinë tënde, voto” është slogani i ri i KQZ-së. Slogani u ndryshua në mbledhjen e së hënës të KQZ-së, pasi ai paraprak “Votojmë për të ardhmen tonë”, u konsiderua i ngjashëm me atë të PDK-së, “Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Trego fuqinë tënde, voto” është slogani i ri i KQZ-së.
Slogani u ndryshua në mbledhjen e së hënës të KQZ-së, pasi ai paraprak “Votojmë për të ardhmen tonë”, u konsiderua i ngjashëm me atë të PDK-së, “Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, raporton TV Arta.
Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, kërkoi garancion se edhe slogani i ri nuk ngjason me sloganin e ndonjë subjekti tjetër politik.
Ndërkohë, KQZ-ja është pyetur edhe për mundësinë e manipulimit të votimit nga diaspora, pas publikimit të një videoje në disa portale, e cila më pas është fshirë, ku shihej një person teksa mblidhte fletëvotime për t’i dërguar me postë në Kosovë.
Kryetarja Valdete Daka ka thënë se videoja mund të jetë e rreme, derisa ka shtuar se për manipulimet e mundshme gjatë procesit zgjedhor u takon autoriteteve të drejtësisë të ndërhyjnë.












