Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës: Motori për ekonomi të vogla është sektori privat në Kosovë

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës: Motori për ekonomi të vogla është sektori privat në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë organizuar punëtori për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat”, punëtori kjo që synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës, Marco Montavanelli tha se Banka Botërore ka mbështetur ndërmarrjet e mesme […]

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës, Marco Montavanelli tha se Banka Botërore ka mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në Ballkanin Perëndimor, derisa shprehu zotimin se një përkrahje e tillë do të vazhdoj tutje.

Sipas tij motori i ekonomi të vogla si kjo e Kosovës është sektori privat prandaj tha se përmes kësaj punëtorie po ofrohet mundësi për të rritur njohuritë për burimet alternative për financim të sektorit privat.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi se projektit e konkurrueshmërisë për NVNM ofrojnë qasje në financim dhe mundësi për rregullimin e legjislacionit dhe rritjen e inspektimeve.

“Ne e dimë që financimi me anë të ekuitetit ose kapitalit neto për momentin ofron opsione të kufizuara në Ballkanin Perëndimor, por po ashtu kemi arsye të besojmë se është në rritje e sipër dhe që në të ardhmen madje mund të shndërrohet në burim shumë më të rëndësishëm të financimit për zhvillimin e sektorit privat në krahasim me sot….05’29Sot Banka Botërore vazhdon të mbetet e zotuar për të forcuar rolin kapacitetet e sektorit privat në rajon dhe Kosovë në veçanti ne jemi të vetëdijshëm në mënyrë akute që ekonomitë e vogla kanë nevojë për sektor privat të gjallërishëm i cili është në gjendje të prodhoj dhe eksportoj, duhet që t’i zgjeroni tregjet tuaja. Dhe një prej opsioneve është qasja në financa dhe ka edhe dimensione të tjera dhe ne si Bankë Botërore përpiqemi aq sa mundemi që t’i përqendrojmë kapacitetet dhe resurset tona për të ndihmuar”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Vaddim Delleu tha se kjo punëtori synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ai tha se projekti për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat” është financuar nga Bashkimi Evropian me 3.5 milionë euro.

Delleu duke folur për projektin EDIF të Bashkimit Evropian tha se  përmes këtij projekti janë financuar 4 mijë kompani në Ballkanin Perëndimor duke gjeneruar 10 mijë vende të reja të punës.

“Ky projekt i ofron Kosovës asistencë për ta përafruar legjislacionin e Kosovës me akin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare sa i përket transparencës financiare, informacionit financiar, prodhimit financiar të cilat janë elemente kyçe për qasje në kapitalin me rrisk dhe për kapitalet e llojeve të tjera….10’55 EDIF është një nismë që është lansuar në vitin 2012 me qëllim që të përmirësohet financimi i NMVM në rajon është i vetmi platformë e investimeve që merr parasysh ekspertizën e ekspertëve të 27 vende të ndryshme të BE-së…BE ka investuar diku 150 milionë në këtë platformë gjerë tani që ka mobiluar 700 milionë për financim të kompanive të ndryshme për NMVM në përgjithësi”, tha ai.

Në këtë event mësimor rreth mundësisë së qasjes në financa nga sektori privat të pranishëm ishin përfaqësues nga biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?