Pasi tha që besonte në zot, Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë

Pasi tha që besonte në zot, Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me dy kandidatët për deputet, Hajrulla Çeku, dhe Yll Rugova, kanë vizituar Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, transmeton Klan Kosova. Kurti tha se restaurimi i xhamisë është stërzgjatur gjë që rrezikon trashëgimin kulturore në vend. “Këtu gjendemi në xhamin afër Kuvendit të Kosovës e cila daton që […]

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me dy kandidatët për deputet, Hajrulla Çeku, dhe Yll Rugova, kanë vizituar Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Kurti tha se restaurimi i xhamisë është stërzgjatur gjë që rrezikon trashëgimin kulturore në vend.

“Këtu gjendemi në xhamin afër Kuvendit të Kosovës e cila daton që 6 shekuj. Restaurimi i të cilës është stërzgjatur. Ky nuk është problemi i vetëm, por edhe mungesa ë një pikë qendrore turistike në këtë xhami. Edhe në vendet e ndryshme të botës ekzistojnë vende të trashëgimisë kulturore. Këtu nuk ekzistojnë as kushtet minimale për vizitë në këtë xhami”, tha Kurti.

Hajrulla Çeku, Kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tha se problemi i stërgjatës se këtij restaurimi  qëndron tek institucionet që nuk e kanë trajtuar në kohë.

“Një nga rastet që ilustrojmë më së miri trajtimin institucional në trashëgimin kulturore. Është rast që edhe kur janë fjetur fondet nuk iu janë dhenë objektit. Problemi nuk është të xhamia por të institucionet që nuk e kanë trajtuar këtë. Ka qenë pikë referencë për Prishtinën e vjetër dhe e vizituar nga turistet, por për shkak të neglizhencës institucionale rrinë dhe vetë degradohet në këtë gjendje dhe nuk i shërben  destinimeve që duhet t’i ketë. Ka shumë raste tjera në Kosovë nuk është vetëm kjo se si e kemi trajtuar trashëgimin gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Yll Rugova, kandidatë për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se restaurimi i stërzgjatur i xhamisë është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore.

“Çështja e muzeut siç është kjo ndërtesë e cila ka mbijetuar deri tash është me rëndësi që t’i japim një hapësirë që turizmi duhet me u lulëzuar. Derisa kemi një muze i cili është në funksion, por kjo xhami për shkak të restaurimit të stërzgjatur është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore. Nëse marrim shembullin e xhamisë së Sofijes në Stamboll kjo do të merrte shembullin e njëjtë për vizitë. Prishtina ka disa shtresa të periudhës së saj, që paraqiten në ndërtesat si pallati i rinisë, i shtypi muzeu e kjo ndërtesë”, ka thënë Rugova.

Xhamia e Çarshisë është një ndër objektet e para të ndërtuara në Prishtinë, ajo u ndërtuar në vitin 1391.

Turistët për të vizituar ketë xhami edhe mbas 6 shekujve duhet të kalojnë përmes një dërrase, shkruan EO.

Një ditë më herët, z.Kurti kishte nënkuptuar me anë të një përgjigjjeje se besonte në ekzistencën e zotit – edhe pse më herët mendohej që ishte ateist.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?