Pas deklaratës së Bashotës reagon Specialja: Do t’i mbajmë përgjegjës individët për krimet që ne i hetojmë

Pas deklaratës së Bashotës reagon Specialja: Do t’i mbajmë përgjegjës individët për krimet që ne i hetojmë

Ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota, është intervistuar për dy ditë rresht nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Pas kthimit në Prishtinë, Bashota ka thënë se është i shqetësuar, meqë siç pretendon ai, Gjykata Speciale i ka ofruar diçka që do të mundë t’i konvenonte vetë Bashotës, […]

“Unë isha në Hagë dhe jam intervistuar dy ditë si i dyshuar dhe jam përgjigjur në pyetjet të cilat kanë qenë të favorshme për mua. Por, ajo që më ka shqetësuar mua, një precedent është se atje më është ofruar një marrëveshje e cila do të ishte e favorshme për mua por që do të mund të dëmtonte kauzën e UÇK-së dhe të tjerët”, kishte deklaruar Bashota për RTK-në pas kthimit nga Haga.

Lidhur me këto deklarata të Bashotës në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christofor Bennett, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar asnjëherë nuk ka ndarë detaje dhe nuk i ka komentuar hetimet që i kryen.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në asnjë fazë nuk ka dhënë hollësi dhe nuk i ka komentuar hetimet e veta, përpos që e ka nisur mandatin e saj”, ka thënë Bennett i pyetur nga Gazeta Express nëse vërtet Gjykata Speciale ka ofruar diçka, siç pretendon ish-komandanti i UÇK-së, Sokol Bashota.

Tutje zëdhënësi i Gjykatës Speciale ka thënë se detyra e tyre është që t’i marrin në pyetje të dyshuarit, viktimat e dëshmitarët, për të grumbulluar të dhëna të cilat do të mundë të çojnë në fillimin, vazhdimin apo mbylljen e hetimeve.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka autoritetin që, mes tjerash, t’i marrë në pyetje dhe ta kërkojë praninë e personave të dyshuar, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe të analizojë të dhëna dhe dëshmi dhe të marrë vendime për nisjen, vazhdimin ose mbylljen e procedurave kriminale”, shton Bennet.

Në fund ai thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar synon të mbajë përgjegjës individët për krimet të cilat do të hetohen nën mandatin e saj.

“Për më tepër, SPO-ja synon t’i mbajë përgjegjës individët për krimet e mbuluara nga mandati i saj”, ka përfunduar Bennett për Gazetën Express.

Ish-numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, është intervistuar në Hagë si i dyshuar, ndërkohë ka paralajmëruar se do të publikoj edhe detaje tjera të intervistimit në konsultim me avokatin e tij.

Dje nga Specialja është intervistuar edhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, e ditë më parë është intervistuar edhe ish-ushtarja e UÇK-së, Time Kadriaj, dhe Naim Maloku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?