Parfumin e keni hedhur gjithmonë gabim, ka disa të fshehta që duhet t’i dini

Parfumin e keni hedhur gjithmonë gabim, ka disa të fshehta që duhet t’i dini

Të hedhësh parfumin siç duhet, mund të jetë sfidë. Po të hedhësh shumë, parfumi do të hyjë në çdo vend para teje. Po të hedhësh shumë pak, më mirë t’i kishe kursyer ato para që ke shpenzuar për fragrancën franceze. Njohuritë nuk nevojiten vetëm për sasinë, duhet të dish ku ta sprucosh për të marrë […]

Të hedhësh parfumin siç duhet, mund të jetë sfidë. Po të hedhësh shumë, parfumi do të hyjë në çdo vend para teje. Po të hedhësh shumë pak, më mirë t’i kishe kursyer ato para që ke shpenzuar për fragrancën franceze. Njohuritë nuk nevojiten vetëm për sasinë, duhet të dish ku ta sprucosh për të marrë impaktin më të madh dhe si ta aplikosh që të zgjasë gjithë ditën.

Aplikoje në lëkurë të hidratuar

Koha më e mirë për të aplikuar parfumin, ose çdo lloj produkti me atë qëllim, është menjëherë pas dushit. Jo vetëm që lëkura është e pastër, por është gjithashtu e ngrohtë dhe e lagësht duke krijuar kushtet optimale për të thithur plotësisht çdo produkt, përfshirë parfumin. Nëse nuk mund të bësh dush në atë kohë, apliko një locion pa aromë fillimisht. Sa më e hidratuar të jetë lëkura, aq më gjatë do të qëndrojë aroma.

Mos e shkatërro aromën

Shmang ndryshimin aksidental të aromës duke mos e tepruar me kremra apo detergjent trupi me aromë. Ose edhe më mirë, mos i përdor të aromatizuar. Ata mund ta shndërrojnë parfumin tënd ose shumë të ëmbël, ose shumë të fortë, madje edhe të thartë. Mos përdor produkte të tjera të aromatizuara dhe parfumi do ta bëjë rolin e tij shumë mirë.

Hidhe në anën e brendshme të kyçeve të duarve

Këtë e dimë të gjithë, por ndoshta disa nga ne nuk e kanë menduar arsyen. Sprucimi i parfumit në kyçe dhe në qafë nuk është bërë një traditë bukurie vetëm për faktin që zonjat duken shumë elegante kur e bëjnë atë veprim. Qafa, kyçet, pjesa e pasme e gjunjve dhe zonat e tjera të pulseve nxjerrin më shumë nxehtësi sesa pjesët e tjera të trupit dhe kjo nxehtësi aktivizon dhe maksimizon aromën.

Thithe, por mos e fërko 

Duhet të mos e fërkosh parfumin për dy arsye. E para, po të fërkosh pulset, mund të mbysësh nuancat e sipërme të aromës, që nuhat në pesë minutat e para. E dyta ky veprim përzien parfumin me yndyrën natyrale të lëkurës, që mund të ndryshojë aromën e tij.

Përdor sasinë e duhur për llojin e fragrancës

Nëse keni menduar ndonjëherë pse disa parfume që kanë të njëjtën aromë, kanë emra dhe çmime të ndryshme, duhet të dish që këto emërtime tregojnë thjesht nivele të ndryshme përqendrimi të fragrancës.

Më i përqendruari është Perfume, i dyti më i përqendruar, Eau de Perfume, i treti, Eau de Toilette dhe i fundit është Eau de Cologne. Sa më i përqendruar, aq më gjatë qëndron dhe aq më pak duhet përdorur. Nuk ka një sasi magjike, por rregulli është dy sprucime në lëkurë janë gjithmonë mjaftueshëm, ndonjëherë janë shumë. Para se të përdorësh një parfum jashtë, testoje në shtëpi. Hidh një spruco mbi kyçin e dorës duke e thithur me kyçin tjetër dhe kontrollo sa i fortë është. Pastaj, kontrolloje çdo 2 orë për të kuptuar sa zgjat.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar