Papë Françesku zbulon statujën e emigrantëve

Papë Françesku gjithmonë ka qenë i dhembshur dhe bamirës ndaj refugjatëve në botë. Gjatë ditës së djeshme, gjatë një meshe speciale për të shënuar Ditën e 105-të botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, ai zbuloi një monument për emigrantët në sheshin e Shën Petrit, si një homazh për njerëzit që ikën nga shtëpitë e tyre. Engjëjt […]
Gjatë ditës së djeshme, gjatë një meshe speciale për të shënuar Ditën e 105-të botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, ai zbuloi një monument për emigrantët në sheshin e Shën Petrit, si një homazh për njerëzit që ikën nga shtëpitë e tyre.
Engjëjt të pavetëdijshëm, vepra e artistit kanadez Timothy P Schmalz, paraqet 140 emigrantë dhe refugjatë nga disa periudha të ndryshme historike që udhëtonin me varkë dhe ku përfshiheshin edhe indigjenë, Virgjëresha Mari dhe Xhosefi, hebrejtë që iknin nga Gjermania naziste dhe ata nga vendet e shkatërruara prej luftës, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Ajo ishte kërkuar nga Zyra e Vatikanit për Emigrantë dhe Refugjatë dhe u financua nga Fondacioni i familjes së Rudolph P. Brattyt.
Papa tha se statuja ishte inspiruar nga një pasazh në “Letrën për hebrejtë” nga Testamenti i Ri./Periskopi












