Pacolli: Fabrikën që e premtoi Bahtiri, e ndërtova me fonde të mia

Kreu i AKR-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se fabrikën e kërpudhave e ka ndërtuar vet Pacolli. “Unë kam bisedu me Bahtirn dhe nuk e përjashtoj se kam qenë më tepër se që duhet i impresionuar nga ai. Bahtiri ka folur për mijëra vende të punës […]
Kreu i AKR-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se fabrikën e kërpudhave e ka ndërtuar vet Pacolli.
“Unë kam bisedu me Bahtirn dhe nuk e përjashtoj se kam qenë më tepër se që duhet i impresionuar nga ai. Bahtiri ka folur për mijëra vende të punës dhe unë nuk kam mundur si i tillë me thanë po ose jo” është shprehur Pacolli.
Ai tha se premtimet e Bahtirit i ka financuar vet Pacolli me fonde të veta në tokën e Agim Bahtirit.
“Unë kam qëndru mbrapa tij, si rezultat i premtimeve, unë sot kom ndërtu me fonde të mijat kam ndërtu një fabrikë të kërpudhave në tokën e Agim Bahtirit”, ka thënë Pacolli në T7.
Pacolli sqaroi se fabrikën që premtoi Bahtiri se do ta ndërtonte, e ndërtoi Mabetex-i i Pacollit.
“Fabrikën e Bahtirit e ka ndërtu Mabetex-i”, përfundoi Pacolli.












