Osmani: Metodat e ulëta të VV’së nuk e tejkalojnë dallimin mes neve, veç çka po krijojnë hendek

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK, sonte në Interaktiv ka theksuar sërish se Vetëvendosje do të mbesë shumë mbrapa tyre me vota, ani pse i sheh si partnerë të ardhshëm të Qeverisë, nëse veç e fitojnë, transmeton Periskopi. Osmani thotë se ajo vetë vendos për koalicion me Vetëvendosjen, përkundër faktit që njerëz të LDK’së, […]
Osmani thotë se ajo vetë vendos për koalicion me Vetëvendosjen, përkundër faktit që njerëz të LDK’së, siç është Lutfi Haziri ka akuza të njëpasnjëshme ndaj Albin Kurtit, të cilin së fundmi po e quan edhe ‘Mr Bean’.
‘’Sado që të përdorin metoda, nuk do të mund ta tejkalojnë këtë dallimin e madh tonin. Vetëm sapo krijojnë një lloj hendeku dhe pengese mas 6 tetorit. E shoh të paarsyshëm qasjen e tyre për blerje votash. Kryetari i tyre shumë mirë e di që une nuk merrem me metoda të tilla joligjore’’, tha Vjosa Osmani.
‘’Unë vendosi për koalicionin me VV’në, unë jam pro, ky ishte edhe vendim unanim i Këshillit të LDK’së’’
‘’Kurti bën akuza se LDK ka frikë ngs PDK, Kjo është vërtetë e ulët sepse ai duhet ta dijë se në radhë të parë atë akuzë e drejton drejt meje sepse unë e udhëheq listën e LDK’së, Akuzën po ma drejton mua, po thotë që Vjosa do të shkojë me PDK’në. Kur bën akuza të tilla, na përfshin të gjithëve. Është fushatë e tillë për të na dëmtuar’’/PERISKOPI/












