Osmani: Mendësi e ulët e Albin Kurtit kur po më cakton poste mua

Vjosa Osmani, pjesën e parë apo hyrëse të intervistës së saj, ia ka kushtuar Albin Kurtit, i cili ka shumë kohë që Osmanit i referohet si kryeparlamentare e ardhshme. Osmani e quan ‘mendësi të ulët të Albin Kurtit’ këtë gjë. ‘Mendesi e ulët mua të me caktojë poste, të thotë se do të jetë kryeparlamentare, […]
‘Mendesi e ulët mua të me caktojë poste, të thotë se do të jetë kryeparlamentare, ndërkohë që nuk e kemi parë ta bëj këtë me ndonjë burrë’, ka thënë Osmani në Pressing, përcjell Periskopi.
Në një deklarate para kësaj, Osmani ka goditur Kurtin duke thënë se ‘është vetë ai që ka deklaruar se nuk e ka problem një bashkëpunim me PDK-në’.












