Oda Amerikane: Qeveria e re të përmbahet nga vendimet antikushtetuese për ekonominë e tregut

Oda Amerikane: Qeveria e re të përmbahet nga vendimet antikushtetuese për ekonominë e tregut

Mjedisi i parashikueshëm legjislativ dhe rregullativ, funksionalizimi i ekonomisë së tregut, trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve si dhe luftimi i ekonomisë joformale duhet të jenë prioritetet kyçe të Qeverisë së re. Këto konkluzione u nxorën nga tryeza e sotme e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ku bizneset patën mundësi të prezantojnë rekomandimet e […]

Mjedisi i parashikueshëm legjislativ dhe rregullativ, funksionalizimi i ekonomisë së tregut, trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve si dhe luftimi i ekonomisë joformale duhet të jenë prioritetet kyçe të Qeverisë së re.

Këto konkluzione u nxorën nga tryeza e sotme e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ku bizneset patën mundësi të prezantojnë rekomandimet e tyre për Qeverinë e re.

Gjatë tryezës, u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me vendimet e kaluara të marra pa koordinim paraprak me komunitetit e biznesit, të cilat kanë ndikuar në çrregullim të operacioneve të bizneseve.

Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave në Odën Amerikane si dhe përfaqësues i kompanisë Delfin LTD, përmendi se kushtetuta e vendit parasheh për një ekonomi të tregut të lirë, duke theksuar se institucionet duhet që rrjedhimisht të angazhohen për përmbushjen e këtyre dispozitave kushtetuese dhe të përmbahen nga vendimet e njëanshme dhe ndryshimet ligjore që cenojnë tregtinë e lirë.

Si shembull për këtë u morr, projektligji i tregtisë i propozuar nga Ministria e Tregtisë në mandatin e fundit qeverisës, i cili parashihte dispozita rënduese në sektorin e tregtisë.

Hakif Gashi, zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, si dhe përfaqësues i kompanisë Meridian Corporation, u shpreh se tregtia në efekt ndërlidh të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe prodhimin dhe shërbimet, prandaj duhet vlerësuar rëndësia e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Ai tha më tej, se Qeveria e re, duhet të marrë në konsideratë rekomandimet e Odës Amerikane, si dhe të organizatave të tjera të sektorit privat, meqë do të ndihmojnë në ruajtjen e një mjedisi të shëndoshë të të bërit biznes.

Përparim Tushaj, përfaqësues i Japan Tobacco International, foli për nevojën e parashikueshmërisë në operime të industrive përkatëse, duke theksuar se vendimet e atypëratyshme cenojnë planifikimin e bizneseve dhe vështirësojnë operimin e tyre.

Ai tha se Kosova megjithatë ka pasur një mjedis më të mirë të të bërit biznes krahasuar me vendet e tjera fqinje dhe kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Tushaj e konsideroi si të nevojshme që Kosova të nisë me atë që njihet si Vlerësim i Ndikimit Rregullativ, i cili për shembull zbatohet në Shqipëri, e i cili merr në konsideratë ndikimin që politikat e caktuara mund të kenë në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Bizneset e tjera të pranishme shprehën po ashtu shqetësimet e tyre lidhur me tentimet e politikës për ndërhyrje edhe në ekonominë e tregut, por edhe në operimet e bizneseve private, duke theksuar si të nevojshme mes tjerash edhe përdorimin më efikas të parasë publike, si dhe luftimin e korrupsionit dhe informalitetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?