Nuk zmbrapset Haziri: E quan Kurtin Mister Bean që merret me sehire

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nga Klina, ka thënë se dëshiron t’i përgjigjet Albin Kurtit se për cilat arsye ka qenë i lumtur me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së dhe nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, shkruan Periskopi. “Ai që unë po e quaj Mr. Bean u bë merak me e ditë […]
“Ai që unë po e quaj Mr. Bean u bë merak me e ditë pse unë kam shkuar i lumtur në takime, sepse kam qenë i lumtur pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar dhe nominimit të Vjosa Osmanit kryeministre. Ju ka bë merak dhe që një muaj s’po i bie në fije që unë kam qenë ma i lumturi. Dëshiroj me i tregu nga Klina se kurrë ma i lumtur se atë ditë nuk kam qenë”, ka thënë Haziri.
Ai e ka quajtur ofenduese qasjen e Vetëvendosjes që ka ofruar autobusë falas për bashkatdhetarët tanë në Evropë që duan të vijnë për të votuar më 6 tetor.
“Njerëzit që Kosovës i japin qindra miliona euro në vit, nuk kanë nevojë për një biletë autobusi. Këta njerëz kanë nevojë për një mirëdita dhe për një respekt, e LDK është parti e respektit. LDK i falënderohet deri në gjunjëzim bashkatdhetarëve tanë”, ka pohuar Haziri./Periskopi/












