Njeriu i Sorosit në Kosovë kritikon Albin Kurtin: Po bashkëpunon me abuzues qytetarësh

Njeriu i Sorosit në Kosovë kritikon Albin Kurtin: Po bashkëpunon me abuzues qytetarësh

Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të Hapur [KFOS] Luan Shllaku, ka kritikuar partitë e majta në Kosovë për mos-deklarim të qartë në lidhje me çështjen e energjisë. Shllaku, që drejton fondacionin e multi-miliarderit të famshëm George Soros, ka thënë se “Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një kapacitet politik rreth çështjeve të mjedisit” duke qenë […]

Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të Hapur [KFOS] Luan Shllaku, ka kritikuar partitë e majta në Kosovë për mos-deklarim të qartë në lidhje me çështjen e energjisë.

Shllaku, që drejton fondacionin e multi-miliarderit të famshëm George Soros, ka thënë se “Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një kapacitet politik rreth çështjeve të mjedisit” duke qenë se fushata po sjell në front të çdo debati liderin e partive, dhe jo çështjet e nxehta të shoqërisë sonë, shkruan Periskopi.

Ai ka kritikuar veçanërisht partitë e majta, duke potencuar këtu paritinë opozitare të deklaruar si e majtë, Lëvizjen Vetëvendosje, që nuk e ka theksuar këtë çështje kaq të rëndësishme në programin e saj.

Shllaku ka shtruar domosdoshmërinë që Kosova të ketë parti të mëdha që të kenë programe të forta mjedisore.

Dihet që z.Kurti po shprehet në vazhdimësi pro energjisë së qëndrueshme që përdorë linjitin si resurs. Numri i vdekjeve nga përdorimi i kësaj forme të energjisë del të jetë tepër i kushtueshëm për shëndetin e qytetarëve.

“Na vyen energji e qëndrueshme për të fuqizuar bizneset tona, industritë tona dhe për të rritur ekonominë. Do të përdorim resurset e bollshme të linjitit në një formë të përgjegjshme sepse është e mundur që edhe të ruajmë dhe mbrojmë ambientin edhe të prodhojmë energji të pastër.” – kishte thënë Kurti.

Ndërkohë, ky është statusi i plotë i z.Shllaku në Facebook:

Jemi dëshmitar të një fushate që e sjell ne front të çdo debati Liderin e partive, e jo çështjet e nxehta të shoqërisë sonë. Çështjet, apo temat siç thuhet sot ne vokabularin politik Kosovar, janë aty vetëm për të qenë ornament i kultit të liderit i cili është gjithmonë në qendër!

Ajo që më vret posaçërisht është fakti që Kosova akoma nuk ka arritur të ndërtojë një kapacitet politik rreth çështjeve të mjedisit. Atë administrativ e kemi, por duke mos pas mbështetje të liderët politik me vizion të qartë të avancimit të cilësisë së mjedisit, administrata bëhet shumë lehtë e manipulueshme. Shiheni vendimin e fundit të Ministrit të Ministrisë së Mjedisit lidhur me hidrocentralet e vogla, të marr në “aksham pazar”, kur çmimi i vendimeve të marra është i ulët, bëhet në terr, por sjell përfitime!

Më thoni se cila parti politike ka program mjedisor të dalluar? Të majtit do të duheshin me i pas në teh të programeve të tyre – por s’i kanë! Të djathtit sigurisht ju kanë lënë të majtëve! Nuk e ndjeva asnjë prononcim nga liderët apo ekspertët e partive për termocentralin Kosova e re. Than diçka, por askush si mban në mend se ishin prononcime të zbehta dhe dy kuptimshme. E ne e presim së shpejti ratifikimin e kontratës për ndërtimin e këtij TEC-i që është shumë e dëmshme.
Kosova nuk ka nevojë që patjetër ta ketë një parti të gjelbër të fortë por ka shumë nevojë që të gjitha partitë e mëdha të kanë programe të forta mjedisore. Kjo fushatë i fut në sprovë partitë: deklarohuni ju lutem se a jeni për Maxi termocentrale dhe Mini hidrocentrale? Mos deklarimi juaj i qartë ju bënë bashkëpunëtor të forcave që vazhdimisht abuzojnë me mirëqenien e qytetarit!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?