Njëri vëlla në VV e tjetri në PDK: Kush do të fitojë më shumë vota?

Njëri vëlla në VV e tjetri në PDK: Kush do të fitojë më shumë vota?

Lëvizja Vetëvendosje njihet për armiqësinë e thellë që e shpreh në publik ndaj Partisë Demokratike të Kosovës [PDK]. Por, ajo që shfaqet në publik mbetet në publik. Në fakt, këto dy parti e kanë ushqyer njëra-tjetrën me njerëz e ide vazhdimisht në dhjetë vitet e fundit aq sa kandidatët e njëra-tjetrës të kenë edhe lidhje […]

Emrush Xhemajli është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. I vëllai i tij, Bajrush Xhemajli, është po ashtu kandidat për deputet por nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK].

Emrushi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës [LPK] ashtu si i vëllai i tij. Por, njëri beson që idealet e kësaj lëvizjeje që ka meritë për themelet e UÇK-së i trashëgon VV-ja, e tjetri beson se këtë e bën PDK-ja, shkruan Periskopi.

Pavarësisht armiqësisë së thellë të shprehur në publik, këto dy parti në fakt trashëgojnë të njëjtat rrënjë politike, te Lëvizja Popullore e Kosovës [LPK], dhe janë shërbyer kryesisht nga njerëz të cilët i kanë shërbyer në një formë a tjetrën projektit të Bashkimit Kombëtar.

I tillë është edhe Gazmend Islam i Ballit Kombëtar, kandidat i Vetëvendosjes me numrin 86. E po ashtu edhe Fatmir Humolli që bart 101-shin.

Po ashtu, pjesë e qeverisë së PDK-së, më saktësisht ministrive që udhëhiqeshin nga PDK-ja, ishin dy kandidatët Taulant Kryeziu dhe Hekuran Murati. Ndërkohë, për punën e zëdhënëses në qeverinë e Bajram Rexhepit nga PDK-ja njihej edhe Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa pjesë direkte e PDK-së nga radhët e listës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit ishin Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Sabri Kiçmari, Gani Krasniqi, vetë Emrush Xhemajli e Fatmir Rashit ndër të tjerë në pozita të tjera.

I njohur për afërsinë e tij me liderët e PDK-së ishte edhe Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës, që ishte parë në disa darka e takime të ndryshme me z.Veseli dhe kreun e shtetit, z.Thaçi.

E megjithatë, ato nuk kanë shkëmbyer vetëm njerëz. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë idenë e Bashkimit Kombëtar nga LPK-ja, e po ashtu ka përpunuar idetë ekonomike të majta, të cilat po ashtu ishin pjesë e identitetit të saj e në të cilat filimisht besonte edhe PDK-ja.

Por, krerët e PDK-së kanë marrë qëndrimet e Vetëvendosjes sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe duket se kanë kopjuar edhe ashpërsinë e tyre diskursive në luftën kundër korrupsionit.

Por, kush mendoni se do të fitojë më shumë vota: Emrush Xhemajli apo Bajrush Xhemajli?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?