Një turist kanadez humb jetën në Malin e Kilimanxharos

Një burrë kanadez ka vdekur përderisa po bënte paraglajdizëm në Malin e Kilimanxharos në Tanzani, i cili është mali më i lartë në Afrikë dhe destinacion i njohur turistik në pjesën lindore të Afrikës. Raportohet se kanadezi vdiq për shkak se dështoi për ta hapur parashutën. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Tanzanisë. […]
Raportohet se kanadezi vdiq për shkak se dështoi për ta hapur parashutën. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Tanzanisë.
“Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës nëntë të mëngjesit kur parashuta e tij nuk u hap. Ai ishte ngjitur në majën më të lartë afrikane më 20 shtator, ndërsa synonte të zbriste përmes paraglajdizmit”, tha zyrtari Paschal Shelutete.
Paraglajdizmi në Malin e Kilimanxharos është aktivitet mjaft i popullarizuar. Turistët në këtë vend e shijojnë pamjen e natyrës së mrekullueshme përmes paraglajdizmit, por aksidentet e tilla janë të rralla.
Rreth 50 mijë turistë e vizitojnë Malin e Kilimanxharos për çdo vit. Për më tepër, turizmi është burimi kryesor financiar i Tanzanisë me rreth 2.5 miliardë dollarë në vit, shkruan “Reuters”












