Një numër i madh i prokurorëve do të monitorojnë zgjedhjet

Një numër i madh i prokurorëve do të monitorojnë zgjedhjet

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka njoftuar sot se institucioni i Prokurorit të Shtetit, ka angazhuar një numër të madh  të prokurorëve të cilët do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ajo ka thënë se ata do të marrin të gjitha masat e nevojshme në  bazë të  kompetencave […]

Ajo ka thënë se ata do të marrin të gjitha masat e nevojshme në  bazë të  kompetencave dhe Ligjit për rastet ku do të paraqiten probleme eventuale

Këto deklarata ajo i ka bërë në një takim të organizuar nga D4D, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga KQZ-ja, PZAP-ja, Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Të gjitha këto palë janë nënshkrues të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor.

Në komunikatën për media thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e institucioneve, bashkëpunimi dhe bashkërenditja e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, vetëdijesimi për parandalimin e manipulimeve të mundshme, si dhe roli i shoqërisë civile në këtë proces zgjedhor.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, tashmë ka caktuar për secilën prokurori koordinatorët rajonal, dhe do të angazhoj një numër të konsiderueshëm të prokurorëve, ku do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor, si dhe ka potencuar se në rastet ku paraqiten problemet eventuale, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave dhe Ligjit.

Ndërkaq, përfaqësues të institucioneve tjera, kanë prezantuar planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre, si dhe kanë deklaruar se të gjithë janë duke u marr me aktivitete të ndryshme, në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës.

Po ashtu, nga të pranishmit është theksuar se vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin e manipulimeve të mundshme  të zgjedhjeve është mëse i rëndësishëm, pasi që në rastet ku mund të ketë pretendime për keqpërdorime të votave, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të veprojnë menjëherë.

Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që ti bëhet ftesë të gjitha organizatave jo qeveritare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e lartcekura, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Kjo tryezë është organizuar nga instituti “Demokracia për zhvillim”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?