Nga 1 tetori, rusëve u ndalohet të pinë duhan në ballkonet e banesave

Ministria e Emergjencave në Rusi ka njoftuar se do të ndaloj pirjen e duhanit në ballkonet e banesave, sipas rregullave të reja, përcjellë Periskopi. Kjo do të bëhet nga 1 tetori, ndërsa qytetarët rus nuk janë shumë të lumtur për këtë vendim. “Zjarri i hapur”, do të jetë i ndaluar në ballkonet e apartamenteve, të […]
Kjo do të bëhet nga 1 tetori, ndërsa qytetarët rus nuk janë shumë të lumtur për këtë vendim.
“Zjarri i hapur”, do të jetë i ndaluar në ballkonet e apartamenteve, të vendeve të tjera të banimit, konvikteve dhe të hoteleve gjithashtu.
Rregullat e reja kishin ngjallur dyshime nëse do të vlenin edhe për duhanin pasi u ndaluan qirinjtë ndriques, por zyrtarët e ministrisë konfirmuan se do të ndalohej edhe pirja e duhanit.
“Thyerja e rregullave të reja të sigurisë nga zjarri mund të shkaktojë një gjobë deri në 3,000 rubla, që i bie rreth 42 euro, ndërsa lënia e një cigare të ndezur që shkakton zjarr mund të konsiderohet si kallëzim penal”, shkruan BBC, përcjellë Periskopi.
Kur ky rregull i ri të hyjnë në fuqi me 1 tetor, ndikimi pritet të jetë shumë i madh, kjo pasi kur duhani u ndalua nëpër restorane shkaktoi rënie të konsumatorëve.
Komentuesit në rrjetet sociale kanë filluar të shprehen kundër këtij vendimi, kjo pasi shumica e qytetarëve banojnë në ndërtesa të larta dhe shumë ballkone ku njerëzit zakonisht e pinë duhanin, ndërsa tani do ta kenë të domosdoshme të vishen e të dalin jashtë për një cigare.
“Cili është funksioni i një ballkoni nëse nuk mund të pish duhanin aty?”, pyeti një komentues.
“Ndalimi i pirjes së duhanit në ballkone është e pakuptimtë. Qeveria po ndalon njerëzit të përdorin pronën e tyre”, shkruan një tjetër.
Kreu i Lëvizjes Gjithë-Ruse për të Drejtat e Duhanpirësve, Andrey Loskutov gjithashtu u shpreh kundër këtij rregulli.
“Ata e kanë ndaluar pirjen e duhanit kudo që kanë mundur. Tani atyre u ra në mend se kanë harruar ballkonet”, i tha ai agjencisë së lajmeve Interfax.
“Rusët thjesht do të duhet të gjejnë diku tjetër për të pirë duhan”, thotë Channel 5. /Periskopi












