Nesër edhe në Kosovë shënohet Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë

Këtë vit për herë të katërt në Evropë shënohet Dita Evropiane Pa Viktima në Rrugë, Projekti EDWARD. Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë është lansuar për herë të parë nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore, dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian. Synimi kryesor i kësaj dite është që asnjë person nuk duhet të vdesë në […]
Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë është lansuar për herë të parë nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore, dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian. Synimi kryesor i kësaj dite është që asnjë person nuk duhet të vdesë në rrugët e Evropës më datë 26 shtator. Andaj, besohet se Projekti EDWARD mund të japë një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mëtejshëm të vdekjeve në rrugë dhe lëndimeve të rënda në trafikun rrugor.
Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë me qëllim të shënimit të kësaj dite në Kosovë organizojnë tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Temat e diskutimit gjatë këtij aktiviteti do të jenë:
- Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
- Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
- Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Tryeza mbahet më ë 26 shtator 2019 duke filluar nga ora 14:00, në ndërtesën e Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, në Prishtinë.












