Musliu takon djemtë e dëshmorëve dhe heronjve: Motiv që të jesh zëri i tyre (Foto)

Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu sot ka zhvilluar një takim me djemë të shumë dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës. Musliu thotë se historia e lavdishme e UÇK’së nuk do të zbehet as nga Gjykata Speciale. Ja postimi i plotë në Facebook: Takim emocionues me djemtë e shumë dëshmorëve dhe heronjëve. Kosova u ka […]
Musliu thotë se historia e lavdishme e UÇK’së nuk do të zbehet as nga Gjykata Speciale.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Takim emocionues me djemtë e shumë dëshmorëve dhe heronjëve. Kosova u ka borxh këtyre të rinjve jetë të dinjitetshme në atdheun për të cilin, prindërit e tyre dhanë më të shtrenjtën – jetën. Sakrifica më sublime e tyre, sot na përkujton se historia e shtetit tonë lidhet ngusht me tri shkronja, UÇK. Historia e lavdishme që lidhet me këtë emër, nuk do të zbehet as nga Gjykatat e padrejta si ajo që quhet ‘Speciale’ për të cilën, personalisht kam qenë kundër. E takimi si ky i sotmi, të jep motiv që të jesh zëri i qindra fëmijëve të martirëve, heronjve e dëshmorëve, mbi gjakun e të cilëve u ndërtua shteti jonë e me amanetin e të cilëve, do ta ndërtojmë të ardhmen e shtetit tonë.
https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10157432068993006












