MPJ ua ndalon hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë, reagon Beogradi

MPJ ua ndalon hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë, reagon Beogradi

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të disa zyrtarëve serbë. Gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë disa zyrtarëve serbë. MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit […]

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të disa zyrtarëve serbë.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë disa zyrtarëve serbë.

MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

Mirëpo, pas këtij vendimi ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Kjo zyrë ka dënuar ndalimin e zyrtarëve serbë.

Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kosovës ka ndaluar zyrtarët që të bëjnë fushatë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të kalohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel për të parandaluar përfaqësuesit e Qeverisë serbe të mbështesin popullin serb, i cili, siç tregon kjo fushatë zgjedhore, është një dhunë e përhershme politike dhunë, shkelje e të drejtave të njeriut dhe sjellje jodemokratike”, thuhet në reagim.

Pavarësisht ndalimit të zyrtarëve serbë, kjo zyrë përmes reagimit ka thënë se, serbët duhet ta votojnë Listën Serbe më 6 tetor dhe se askush nuk mund ta parandalojë një gjë të tillë.

“Ne ritheksojmë që nuk ka asnjë ndalim dhe dhunë të tillë, apo gjobitje, që Kosova të dekurajojë serbët që jetojnë në Kosovë t’i parandalojnë ata të votojnë për Listën Serbe në 6 tetor. Në frikë paniku nga uniteti politik serb dhe përcaktimi i palëkundur i ynë, njerëzit me çdo kusht që të mbajnë lidhje të forta me shtetin e saj të Serbisë, përfaqësuesit e Kosovës po ndjekin lëvizje të pamatur dhe ekstremiste që janë të paimagjinueshme në çdo shoqëri demokratike”, thuhet ndër të tjera në reagim, transmeton më tutje lajmi.net.

Kjo zyrë ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për mosreagim ndaj ndalimit të zyrtarëve serbë.

“Është shqetësuese heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilët në heshtje vëzhgojnë përshkallëzimin e dhunës politike kundër popullit serb. Kjo është mjaftë shqetësuese”, ka bërë të ditur kjo zyrë.

Përmes këtij reagimi e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që mbështesin Listën Serbe, pasi që në këtë mënyrë e mbështesin edhe Serbinë.

“Ju bëjmë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të mbështesin njëzëri e Listës Serbe në mbrojtje të të drejtave kolektive dhe të mbështesë shtetin e tyre të Serbisë në luftën për jetën dinjitoze të popullit tonë në Kosovë”, ishte thirrja e kësaj zyre drejtuar serbëve të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?