Molliqaj: VV nuk del në debate me PSD’në sepse po i humbë ato

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka folur rreth dialogut me Serbinë, se si e sheh ky koalicion zgjidhjen e kësaj çështje, shkruan Periskopi. Molliqaj ka thënë në Klan Kosova se qeveria e ardhshme do të jetë qeveri ekskluzive për dialog. “Unë besoj që këto zgjedhje dhe qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e dialogut, […]
Molliqaj ka thënë në Klan Kosova se qeveria e ardhshme do të jetë qeveri ekskluzive për dialog.
“Unë besoj që këto zgjedhje dhe qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e dialogut, puna e parë ka me qënë dialogu, ikja nga kjo temë e VV’së ka arsye kur nji njeri ikë nga debatet ata kanë çka me mshef”, ka thënë ai.
“Taksa si pasojë dhe jo si qëllim e ka ngrit pozicionin ndaj Serbisë, o merremi vesh me një kornizën për dialogun, formati i dialogut, formati kohor dhe nëse kemi kordinim jemi pro suspendim të taksës por jo hjekje të taksës për me fillu dialogu”, u shpreh tutje Molliqaj.
Ai ka akuzuar PDK dhe VV për mos pjesmarrjen në këtë debat.
“VV po më duket si PDK 2.0 saher që nuk ju konvenon gjejnë diçka dhe VV nuk vjen përballë PSD sepse po i humbin debatet dhe kjo i bie që ata kanë hjek dorë nga gara ata mund të blejnë votat qysh ke rasti me mërgatën”, u shpreh ai./Periskopi/












