Mirena: Me PDK’në shëndetësia është shumë më mirë sesa në udhëheqjen e LDK’së

Analisti Ilir Mirena foli për premtimet e Partisë Demokratike që po i bën gjatë fushtatës parazgjedhore. Mirena tha se të gjitha partitë politike, pa dallim, kësaj radhe nuk kanë ia kanë tepruar me premtime. Theksoi se premtimet janë reale dhe ka parë teprim as nga ana e PDK’së. ‘’Nëse ndalemi tek premtimet që u folën […]
Analisti Ilir Mirena foli për premtimet e Partisë Demokratike që po i bën gjatë fushtatës parazgjedhore.
Mirena tha se të gjitha partitë politike, pa dallim, kësaj radhe nuk kanë ia kanë tepruar me premtime. Theksoi se premtimet janë reale dhe ka parë teprim as nga ana e PDK’së.
‘’Nëse ndalemi tek premtimet që u folën nga kolegët, i shoh si normale premtimet që bëhen. Zgjedhjet e mëhershme e kanë tepru me shifra marramendëse të punësimit. Asnjë pati nuk po e tepron po shkojnë në premtime reale. Tek përfqësuesit e PDK nuk pamë teprim në premtimet e tyre por në atë që besojnë se mund të jetë e realizueshme nese PDK e merr qeverinë pas 6 tetorit. Tek cilësia besoj se PDK gjithnjë ka pas debatues të mirë, ne e dijmë që në studio televizive PDK është përkujdes që t’i dërgoj njerëz që kanë paraqitje kredibile për atë kanë thënë. PDK ka dërgu në debate ndonjë njeri të fuqishëm të një zone të caktuar për të mbrojtur qëndrimet e partisë. Nuk isha pajtu që PDK tash për herë të parë po përpiqet ta bëjë një paraqitje më kredibile. Kujdesin e PDK e shoh në vazhdimësi që nga 2007-ta’’, tha Mirena.
Mirena foli edhe për premtimin e PDK’së për luftën kundër korrupsionit ku pati disa kritika drejtuar panelistëve Uran Ismaili, Bedri Hamza e Eliza Hoxha. Ai tha se nuk ishin shumë argumentues dhe nuk ishin të qartë se si do ta luftojnë atë.
‘’Është e vërtetë që PDK me nismën që e ka bërë i ka lënë prapa partitë tjera. Është e para që po e bën. Ata nuk janë konkret se si do e bëjnë luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, nuk janë të qartë si do ta luftojnë. Nuk kishin shumë argumentues në këtë pjesë.
Tutje, ai përmendi edhe çështjen e shëndetësisë ku tha se megjithëse duhet ende punë për të kryer, sistemi i shëndetësisë është shumë herë më mirë sesa kur ka qenë në udhëheqjen e LDK’së.
”Sa i përket pjesës së shëndetësisë Ismaili është ministri më kompentent që mund të dalë me argumente., E dijmë që shëndetësia është ende keq, por është larg më mirë sesa kur ka qenë nën udhëheqjen për më shumë se një dekadë e gjysmë në udhëheqje të LDK’së”, përfundon Mirena./Periskopi/












