Ministri Matoshi: I pavertetë dhe qëllimkeq lajmi se kam marrë vendim për dhenien e lejeve për hidrocentrale

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është i pavertetë dhe qëllimkeq lajmi se kam marrë vendim për dhenien e lejeve për hidrocentrale, shkruan Periskopi “Jam i pari Ministër që siç e dini edhe Ju, kam njoftuar Zyren e Rregullatorit të Energjisë që […]
“Jam i pari Ministër që siç e dini edhe Ju, kam njoftuar Zyren e Rregullatorit të Energjisë që asnjë hidrocentral në Kosovë nuk ka leje mjedisore, që nënkupton nuk mund të lejohet nga ZRRE që të shesë energji, pa u pajisur me leje mjedisore”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Që nga koha kur ndertimi i hidrocentraleve është proklamuar si investim strategjik e deri me tani, mbas 10 vite, askush nuk ishte marrë me menyren se si ata kanë operuar, prodhuar dhe shitur energji.
Jam i pari Ministër që siç e dini edhe Ju, kam njoftuar Zyren e Rregullatorit të Energjisë që asnjë hidrocentral në Kosovë nuk ka leje mjedisore, që nënkupton nuk mund të lejohet nga ZRRE që të shesë energji, pa u pajisur me leje mjedisore. Legjislacioni ynë në fushën e ndertimit të hidrocentraleve i mundëson qytetarëve të vendit, që pa vullnetin e tyre, të mos fillohet asnjë ndertim i tillë. Po ashtu asnjë procedurë me tutje nuk vazhdon pa pëlqimin e Kuvendit Komunal ku ndërtohet hidrocentrali, dhe pa autorizimin preliminar nga ZRRE. Jam i kënaqur që gjatë periudhës sa jam Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kam lejuar që të ndermerren vendime të paligjshme për ndertimin e hidrocentraleve që nuk plotësojnë kriteret e parapara me ligjet në fuqi. Përgjigjeja ime drejtuar shkreses së sekretarit të Ministrisë nuk nënkupton në asnjë menyrë ndertimin e hidrocentraleve pa respektuar kushtet paraprake të cilat fillojnë nga komunat dhe qytetarët e tyre. Ministri nuk është autoritet që jep apo ndalon leje, secila e drejtë dhe përgjegjësi është e rregulluar me ligj. Rrjedhimisht lajmi se Ministri ka marrë vendim ose ka dhënë leje për hidrocentrale është i pavertetë dhe qëllimkeq. Mbetem i përkushtuar që të mbrojë interesin e përgjithshëm qytetar e mjedisor. Çdo përpjekje për keqperdorin të kësaj cështje nga kushdo qoftë, për interesa elektorale është e ulët dhe jo etike. Jam i gatshëm për debat me të gjitha palet e interesuara.












