Ministri Bytyqi: Shkolla “Gjon Serreçi” në Ferizaj u kërkua të punojë me dy ndërrime

Ministri Bytyqi: Shkolla “Gjon Serreçi” në Ferizaj u kërkua të punojë me dy ndërrime

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi sot ka vizituar Shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Ai dhe ekipi i tij kanë parë nga afër gjendjen në këtë shkollë, meqë ka pasur ankesa nga prindërit dhe shoqëria civile. Sipas ministrit, ndonëse Shkolla “Gjon Serreçi” ka një traditë, megjithatë është shkollë e vjetër […]

Ai dhe ekipi i tij kanë parë nga afër gjendjen në këtë shkollë, meqë ka pasur ankesa nga prindërit dhe shoqëria civile.

Sipas ministrit, ndonëse Shkolla “Gjon Serreçi” ka një traditë, megjithatë është shkollë e vjetër dhe nuk i ka kushtet e mira infrastrukturore.

“Me drejtorin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe me drejtorin e Shkollës “Gjon Serreçi” Nazmi Heda diskutuam për gjetjen e zgjidhjes që të punohet me dy ndërrime, sepse kjo shkollë ka një numër të madh të nxënësve dhe aktualisht punon me tri ndërrime. Me këtë rast u njoftuam se janë duke u bërë përpjekje që sa më shpejt ta kemi shkollën e re e cila ka filluar të ndërtohet dhe pastaj të bëhet bartja e nxënësve”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Mëngjesin e sotëm së bashku me ekipin tim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) vizituam Shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Nga afër pamë se cila është gjendja në këtë shkollë, sepse ka pasur ankesa nga prindërit dhe shoqëria civile.

Ndonëse Shkolla “Gjon Serreçi” ka një traditë, megjithatë është shkollë e vjetër dhe nuk i ka kushtet e mira infrastrukturore.

Me drejtorin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe me drejtorin e Shkollës “Gjon Serreçi” Nazmi Heda diskutuam për gjetjen e zgjidhjes që të punohet me dy ndërrime, sepse kjo shkollë ka një numër të madh të nxënësve dhe aktualisht punon me tri ndërrime.

Me këtë rast u njoftuam se janë duke u bërë përpjekje që sa më shpejt ta kemi shkollën e re e cila ka filluar të ndërtohet dhe pastaj të bëhet bartja e nxënësve.

Unë dhe MAShT-i u zotuam dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes dhe bartjen e nxënësve në një shkollë tjetër. Dhe së bashku do ta zgjidhim këtë problem.

Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e teksteve shkollore, me ç’rast bëra me dije se MAShT-i ka bërë më kohë shpërndarjen e teksteve.

Kërkuam sqarime lidhur me shpërndarjen e teksteve dhe u njoftuam se numri i librave në këtë shkollë është në proporcion me numrin e nxënësve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?