Miku i Albin Kurtit në Zvicër: Vetëvendosje i do vetëm xhepat dhe votat e mërgatës, po na trajton si hambar jo si tru

Miku i Albin Kurtit në Zvicër: Vetëvendosje i do vetëm xhepat dhe votat e mërgatës, po na trajton si hambar jo si tru

Një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit, Naser Palushi, mik i mirë i tij dhe ish aktivist i Vetëvendosjes në Zvicër, ka reaguar ndaj mesazheve që Lëvizja Vetëvendosje ua ka dërguar mërgatës, duke kërkuar donacione prej tyre. Ish-aktivisti i Vetëvendosjes në Zvicër ka thënë se diskursi publik i Vetëvendosjes për mërgatën dhe qasja […]

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes në Zvicër ka thënë se diskursi publik i Vetëvendosjes për mërgatën dhe qasja reale ndaj saj dallon sikur nata me ditën.

“Në diskursin publik të LVV-je vlerësohet lart roli i mërgatës, si në të kaluarën, të tashmen dhe si potencial real për të ardhmen. Mërgata sipas diskursit të saj publik është truri i kombit. Nga ekzistenca e LVV-je argumentet e tregojnë të kundërtën. Mërgata është shfrytëzuar maksimalisht si hambar. Përderisa për të shtyrë një ide ose një program përpara mundësitë gjithmonë kanë qenë minimale, shpeshherë duke hasë në veshë të shurdhër dhe në injorantë. Një gjë që çdoherë kërkohet nga mërgata dhe asnjëherë nuk është refuzuar është paraja dhe vota e saj”, ka shkruar Palushi.

Ai ka shtuar se tani kjo po bëhet në një formë edhe më të vrazhdë, si asnjëherë më parë duke iu kërkuar ndihmë financiare mërgatës me SMS, pikërisht tani kur dihet se LVV ka përfitime milionëshe nga financimi i shtetit.

“Është e turpshme që vetëm në kohë zgjedhjesh të mendosh për mërgatën. Përkatësisht për xhepat dhe votat e saj. Mërgatën gjithmonë e keni trajtuar si hambar dhe jo si tru!”, ka shkruar ish-aktivisti i Vetëvendosjes në Zvicër, duke shtuar se “meqë po kërkohet me FORWARDU, po e bëj ?”, shkruan ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në thuajse secilën paraqitje të tij ju bën thirrje shqiptarëve në diasporë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim në Kosovë.

Por megjithatë kjo parti nuk e rezervoi asnjë vend për ndonjë përfaqësues të diasporës në listën e kandidatëve për deputetë, gjë për të cilën para disa javësh kishte shkruar Periskopi.

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?