Merr vendim Supremja: Suspendimi i Parlamentit nga Boris Johnson ishte i paligjshëm

Gjykata Supreme ka vendosur që udhëzimi i Boris Johnson për Mbretëreshën që ta suspendojë parlamentin për pesë javë në kulmin e krizës së Brexit ishte i paligjshëm. Gjykimi i ndërmarrë nga 11 gjykatës vjen pas një seance treditëshe dëgjimore në javën e kaluar që ekspozoi dallimet fondamentale legale mbi interpretimin e kushtetutës së pashkruar të […]
Gjykimi i ndërmarrë nga 11 gjykatës vjen pas një seance treditëshe dëgjimore në javën e kaluar që ekspozoi dallimet fondamentale legale mbi interpretimin e kushtetutës së pashkruar të vendit, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Në Gjykatë ishte argumentuar se kryeministri Johnson për vendimin e tij ishte motivuar nga “një qëllim joadekuat” – duke përmendur shmangien e kontrollit të parlamentit mbi politikat e tij.
Avokatët e qeverisë i thanë gjykatës se drejtësia nuk duhet të futet në zona kaq delikate politike, që legalisht ishte “territor i ndaluar” për ta.
Pazakonshëm, asnjëra nga partitë nuk garantoi kopje paraprake të gjykimit për shkak të sensitivitetit ekstrem. /Periskopi












