Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Limaj: Më 6 tetor shënojmë fitore spektakolare

Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Limaj: Më 6 tetor shënojmë fitore spektakolare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj i ka paraqitur sot prioritetet e tij qeverisëse para strukturave në Pejë. Në takimin ku aderuan dhjetëra të rinj në Nismën Socialdemokrate, kandidati për të parin e ekzekutivit tha se gjatë mandatit të tij do të zhvillohet bujqësia do të […]

Në takimin ku aderuan dhjetëra të rinj në Nismën Socialdemokrate, kandidati për të parin e ekzekutivit tha se gjatë mandatit të tij do të zhvillohet bujqësia do të ketë paketë të re sociale, sigurime shëndetësore, do të bëhet fuqizimi i drejtësisë, do të fuqizohen prodhimet vendore dhe do të merret parasysh diaspora.

Limaj theksoi nevojën për përfundimin e marrëveshjes me Serbinë, teksa porositi për kujdes se kë po e zgjedhim deputet në Kuvendin e Kosovës.

E vetmja forcë politike që kujdeset për punëtorin, për njeriun në nevojë, për pensionerin, për djemtë dhe vajzat e reja është Nisma Socialdemokrate. Është zëri i shtresës së mesme i atyre që e duan shtetin. Prandaj do të kemi dhe paketën sociale. Do të vazhdojmë fuqishëm, do të vazhdojmë përpjekjet për reformimin e paketës sociale. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për gratë shtatzëna dhe me lehoni për të pasur përkujdesjen e shtetit, tha ai.

Limaj në Pejë adresoi edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeministër, derisa i sfidoi edhe një herë ata për debat.

Është luks i madh për këtë vend tonin, sot që me zgjedh kryeministër një njeri që punën e vet të parë publike e merr kryeministrin. As një punë. Punën e parë drejt në kryeministër, kjo ndodhë vetëm në Kosovë. Unë e kuptoj dëshirën, por koha nuk është për ata… Qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kujt po ia besojnë fëmijën për 4 vitet e ardhshme, qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kush do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme, tha ai.

Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha pati fjalë të mira për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, teksa tha se ai do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit sepse Kosovës, sipas tij i duhet një lider si Limaj.

Kryeministri në ardhje dëshmoi vetën që nga mosha e re, e deri më tani, se është i vetmi njeri që punon për interesat e vendit dhe të qytetarëve, tha ai.

Kandidat për deputet nga kjo anë për Nismën është kryetari i degës, Gëzon Berisha.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?