Luzha: Kulturën nuk duhet me pa si dekor të jetës tonë

Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka treguar se cilat janë prioritet e këtij koalicioni për kulturën, shkruan Periskopi. Luzha ka thënë se sektori i kulturës është me problematiku në Kosovë dhe se duhet një qasje tjetër ndaj saj. “Kulturën nuk duhet me pa si dekor të jetës tonë, diçka çka të mbetet të investojmë në […]
Luzha ka thënë se sektori i kulturës është me problematiku në Kosovë dhe se duhet një qasje tjetër ndaj saj.
“Kulturën nuk duhet me pa si dekor të jetës tonë, diçka çka të mbetet të investojmë në kulturë duhet krejt ndrysh, kultura e sporti kanë qenë ambasador”, ka thënë ajo në Rubikon.
Ajo ka ngritur akuza ndaj LDK’së kur ministër ishte Kujtim Shala i cili prioritet i ka dhënë vetëm institucioneve.
“Kur ka qenë LDK në pushtet ka pasë qasja institucionaliste dhe ne të tjerët jemi jashtë kësaj skenës, krejt festivalet e aktiviteti i goditi duke ndalur që kinse mos ta harxhojmë buxhetin”, ka thënë ajo.
Sipas saj, operatorët publikë janë përkëdhelur ndërsa të pavarurit janë cilësuar si të huaj.
“Vij personalisht nga sektori i kulturës. Në sektorin e muzikës, kemi bashkëpunuar shumë, filarmonia, fakulteti i arteve, skena e pavarur e muzikës. Ishte një simbiozë sepse jemi pothuajse të njëjtit njerëz. Prodhojmë artistë që shpërndahen në institucione qoftë publike, e në skenën e pavarur. Qasja në sektorin e kulturës ka qenë problematike. Prioritet dhe përkëdhelje ka pas për operatorët publikë dhe qasje sikur të tjerët të ishin të huaj, si operatorë të pavarur”, teksa ka shtuar se “produktet artistike në masë të madhe ishin të prodhuara nga skena e pavarur”./Periskopi/












