Luzha: Koalicioni AAK-PSD është arsyeja pse të rinjtë duhet të qëndrojnë në Kosovë

Besa Luzha kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD në emisionin “Magazina Zgjedhore”, ka treguar se njëra nga arsyet që e ka shtyrë të i bashkohet subjektit që kjo i përket është barazia gjinore ku siç thotë ajo Haradinaj pretendon që deri ne 50% në qeverinë e ardhshme të ketë femra. Luzha ka theksuar […]
Luzha ka theksuar se ky koalicion është arsye se pse të rinjët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Ajo në emision tha se orientimi i tyre është tek rinia, përcjell Periskopi
“Një prej subjekteve veç e ka respektu kuotën për barazi 50% edhe partneri në koalicion vetë edhe Haradinaj ka bërë një premtim ku 1/3 do te jenë në qeveri të gjinisë ku edhe siç ka thënë sedo të mundohet ti ngrisë deri 50%. Orientimi veç është tek të rinjët, ku me programin e këtij koalicioni unë jam befasu për të mirë kur e kam parë programin, sepse ky program është qysh me lehtësu jetën e qytetarëve, ku ky program do të ju lehtësoj të rinjve të cilët po dalin jashtë vendit për të studiuar e punuar në profesione të ndryshme. Ky koalicion do të ju garantoj që më askush nuk do të ik nga shtëpia e tyre”, tha Luzha në Magazina Zgjedhore












