Lushtaku e Geci konfirmojnë se Serbia kishte futur njerëz në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në, Gani Geci e Sami Lushtaku, kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm. Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK. “Shërbimi Informativ i Serbisë ka […]
Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në, Gani Geci e Sami Lushtaku, kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm.
Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK.
“Shërbimi Informativ i Serbisë ka qenë shumë i fortë dhe ka fut njerëz të vet në UÇK”, ka thënë Lushtaku në Pressing.
“Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK”, është shprehur ish-deputeti.
Derisa Gani Geci tha se të tillë kishte edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së.
“… Madje edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së”, konfirmoi Geci.
“Absolut po”, vulosi Lushtaku.












