Lufta kundër korrupsionit, analisti: Veseli në një linjë me politikat e SHBA

Lufta kundër korrupsionit, analisti: Veseli në një linjë me politikat e SHBA

Gjatë viteve të fundit është parë që lufta kundër korrupsionit është shndërruar në një prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe i Presidentit, Donald Trump. Kjo është reflektuar edhe në Kosovë, ku administrata amerikane ka qenë shumë e ashpër në kritika ndaj institucioneve të Kosovës. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett pothuajse […]

Gjatë viteve të fundit është parë që lufta kundër korrupsionit është shndërruar në një prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe i Presidentit, Donald Trump. Kjo është reflektuar edhe në Kosovë, ku administrata amerikane ka qenë shumë e ashpër në kritika ndaj institucioneve të Kosovës.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett pothuajse përjavshëm poston diçka kundër korrupsionit, duke e shndërruar në top-prioritet të politikës amerikanë në Kosovë. Lufta kundër korrupsionit tashmë është bërë edhe pjesë e betejës së fushatës zgjedhore ndërmjet partive politike.

I pari që ka shndërruar në temë kryesore të programit politik dhe të fushatës është lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Hiç më larg se sot në një tubim me simpatizantë të PDK-së në Lipjan, Kadri Veseli ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni.

“Me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE. Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli.

Për prioretizimin e luftës kundër korrupsionit nga Veseli, analistët politikë e kanë një shpjegim shumë të thjeshtë.

Valon Syla, analist politik thotë se vizita e fundit e Veselit në SHBA ishte përcaktuese për krijimin e këtij diskursi politik.

“Po mendoj që të gjitha sondazhet kur e bëjnë matjen e opinionit korrupsioni del sikur tema që më së shumti brengos qytetarët dhe percepsioni mbi korrupsionin gjithmonë është i lartë. Një dukuri e ngjashme duhet të jetë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku hulumtimet e opinionit edhe atje qesin që çdo i pesti amerikan ka filluar që të mos i besojë më institucioneve të tyre, pra shtetërore e që kanë ndikuar në fushatën e zotit Trump. Diçka të ngjashme e kemi edhe me Ambasadën amerikane këtu ku ambasadori Kosnett shihet qartë që mbështet fushata të tipit antikorrupsion dhe bën thirrje direkt përmend emra, përmend raste gjyqësore, të cilat mendoj që zoti Veseli duket se i ka respektuar dhe në fushatën e tij të PDK-së i ka futur si pjesë apo pikën, një nga pikat kryesore të fushatës zgjedhore për vitin 2019”, tha Syla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?