Luanesha, Traktori, Lokomotiva, Mendjebukuri, Sharmi, Hija – Misioni i Bajram Gecajt për kruarjen e ego-ve në LDK (Foto)

Luanesha, Traktori, Lokomotiva, Mendjebukuri, Sharmi, Hija – Misioni i Bajram Gecajt për kruarjen e ego-ve në LDK (Foto)

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Bajram Gecaj, fushatën e tij elektorale po e bën në mënyrë të përçudnuar: duke i marrë “me të mirë” dhe duke i dhënë nofka interesante bashkëpartiakëve të tij të fuqishëm në parti. Disa ditë më herët ai bëri bujë kur ‘të nervozuarin’ pas nominimit të Vjosa Osmanit si […]

Disa ditë më herët ai bëri bujë kur ‘të nervozuarin’ pas nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre, Agim Veliun, e quajti “bulldozher”. Në fakt, në gjuhën shqipe fjala “bulldozher” quhet ‘buldozer”, e që ka kuptimin e një “traktori me një thikë të gjerë e të fortë përpara, që shërben për të gërryer, për të sheshuar ose për të shtyer dheun.

Por, mund të hamendësojmë që Gecaj e ka cilësuar Veliun si “buldozer” për t’ia bërë qejfin në ndonjë mënyrë që mirëfilli s’e kupton as njëri e as tjetri, shkruan Periskopi.

Lutfi Hazirin, “të nervozuarin” tjetër të LDK-së, Gecaj e ka quajtur “Njëshi i Brezit të Republikës” edhe pse, Haziri më pas një muaji do t’i mbush 50 vjet dhe ka qenë në pozita të larta pushteti që nga paslufta e këndej. Sidoqoftë, edhe “njëshi” mund të merret me mend se është bërë për t’i mbushur qejfin kryetarit të Gjilanit.

Së fundi, ish ministren Hykmete Bajrami ai e quajti “Luaneshë të LDK-së”, duke nënkuptuar në këtë mënyrë karakterin e saj të sertë e të guximshëm.

Gani Gecin, z.Bajram Gecaj e ka quajtur “dora e hekurt e LDK-së” ani që dihet se ish-anëtari i LDD-së nuk ka kurrfarë fuqie brenda partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Sali Cacajn e Junikut ai e ka quajtur “sharmi i LDK-së” edhe pse, Cacaj nuk duket aq sharmant në fotografinë e shpërndarë nga Gecaj, por si duket ky i fundit s’e ka problem të thotë atë që s’e mendon.

Më tej, Valon Murtezajn ai e quan “hija e LDK-së” gjë që e bën edhe më qesharake misionin e tij nofkë-vënës. Kuptimi i “hijes” është negativ, natyrisht, por qëllimi i Gecajt është dhënia ledhë egove të bashkëpartiakëve. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?