Limaj: Vota për numrin 122 është votë për ta bashkuar Kosovën

Limaj: Vota për numrin 122 është votë për ta bashkuar Kosovën

Në vazhdën e tubimeve elektorale, Nisma Socialdemokrate ka takuar strukturat, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë në Gjakovë, nga ku kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka theksuar nevojën që të bëhen bashkë, pasi sipas tij Kosovën, kurrë asnjëherë nuk mund të mbrojë vetëm një njeri. Limaj po ashtu iu paraqiti programin e tij qeverisës qytetarëve të […]

Në vazhdën e tubimeve elektorale, Nisma Socialdemokrate ka takuar strukturat, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë në Gjakovë, nga ku kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka theksuar nevojën që të bëhen bashkë, pasi sipas tij Kosovën, kurrë asnjëherë nuk mund të mbrojë vetëm një njeri.

Limaj po ashtu iu paraqiti programin e tij qeverisës qytetarëve të Gjakovës, duke e cilësuar si më të nevojshmin për Kosovën. “Kosovën kurrë, askush nuk ka me mbrojt vetëm një njeri, ne e mbrojmë bashkë. Asnjëherë Kosova nuk është zhvilluar vetëm me një njeri. Thirrja që veç me mua kryhen krejt është mashtruese”, tha ai. Limaj sërish theksoi nevojën që pavarësisht dallimeve me partitë politike, ata nuk duhet të t’i shohin si armiq, teksa kërkoi debat me kundërkandidatët e tij për kryeministër.

Kandidati për kryeministër nga Nisma teksa shpalosi detaje nga programi qeverisës së tij, tha se duhet të bëhen të gjithë bashkë për zhvillim ekonomik, drejtësi, skema pensionale të mirëfillta dhe për të rinjtë. “Bashkë për shtetin është për një jetë më të mirë për njerëzit tanë. Për punëtorin që mbrohet me ligjin e punës. Për të rinjtë, për nënën e Kosovës, për gra për motrën për t’i siguruar jetë të dinjitetshme. Për prindërit që t’i takojnë shtesat për fëmijët për nënat vetushqyese. Bashkë për shtetin për pensionerin”, tha Limaj.

Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës në Gjakovë, njëherësh kandidati për deputet, Fazli Hoxha tha se skenës politike në Kosovë i ka munguar një lider unifikues si Fatmir Limaj. “Lideri jonë është treguar unifikues në skenën politike. I ka munguar skenës politike një lider, i cili ofron gjithë spektrin politik, pozitë e opozitë. Një lider që asnjë herë nuk e ka prioritet veten, strukturën partiake, por gjithmonë është me ballë të interesave të shtetit”, tha ai.


Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?