Limaj thotë se asnjëri nga kundërkandidatët nuk është me kompetent se ai për ta drejtuar Qeverinë

Limaj thotë se asnjëri nga kundërkandidatët nuk është me kompetent se ai për ta drejtuar Qeverinë

  Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD ka thënë se asnjë nga kandidatët për kryeministër të vendit nuk është me komeptent se ai për ta drejtuar qeverinë e Kosovës. Limaj në takim me struktura të Nismës Socialdemokrate në Shtime, ka shpalosur programin qeverisës për zgjedhjet nacionale dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në […]

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD ka thënë se asnjë nga kandidatët për kryeministër të vendit nuk është me komeptent se ai për ta drejtuar qeverinë e Kosovës.

Limaj në takim me struktura të Nismës Socialdemokrate në Shtime, ka shpalosur programin qeverisës për zgjedhjet nacionale dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet 6 tetor.

Limaj ftoi qytetarët e kësaj komune që t’i mbështesin kandidatët e kësaj zone, sepse siç tha ai, asnjë prej tyre kurrë nuk do të votojë kundër interesave të vendit.

“Po futemi në një moment të rëndësishëm të këtij procesi zgjedhor, i cili ka me përcaktuar qartë kahen e vendit tonë për disa vite, ose për 100 vitet e ardhshme. Është shumë e mundur që parlamenti që do të votohet më 6 tetor do të votojë marrëveshjen me Serbinë. Shumë e mundur që qeveria e cila do të del nga këto zgjedhje do të negociojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Andaj, kjo nënkupton që duhet të jeni të kujdesshëm kë po e votoni”, theksoi Limaj.

Kandidati për deputet nga dega në Shtime, Fehmi Hysenaj theksoi se do të jenë zëri i punëtorit dhe qytetarit të Kosovës për të drejtat e tyre socio-ekonomike. Ai pati edhe fjalë të mira për liderin e partisë së tij.“Qytetarët e Kosovës mjaftueshëm e kanë parë që në situatat e ngërçit politik, Fatmir Limaj është i vetmi lider politik që gjen zgjidhje dhe bashkëpunon me të gjithë subjektet si dhe me faktorin ndërkombëtar për interesin e përgjithshëm, sepse në diskursin e tij e ka lënë derën hapur kudo”, theksoi Hyseni.Kandidatë për deputet nga komina Shtimes, janë Femhmi Hysenaj, Zejnie Veliu, Hyzer Gashi dhe Naim Asllani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?