Limaj: Të ndryshohet koncepti i marrëdhënieve Kosovë-Diasporë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në ‘Fol Hapur’ ka shpalosur disa nga prioritetet e tij, shkruan Periskopi. Limaj ka thënë se një ndër prioritetet e Qeverisë së tij do të jetë diaspora. “Diaspora është një nga prioritet tona, duhet ta ndryshojmë raportin, diaspora të kthehet konsumator i prodhimeve tona, ka […]
Limaj ka thënë se një ndër prioritetet e Qeverisë së tij do të jetë diaspora.
“Diaspora është një nga prioritet tona, duhet ta ndryshojmë raportin, diaspora të kthehet konsumator i prodhimeve tona, ka njerzë të sukseshëm atje që biznese të sukseshme. Biznesi ynë me diaspor të lidhet me ndërmarrjet tona të mesme e të vogla dhe më një fjalë të ndryshohet koncepti i marrdhënieve Kosovë-Diasporë, të krijojnë partneritet me kompanitë vendore me ato të diasporës”, u shpreh Limaj.
Po ashtu Limaj ka thënë se edhe në sistemin e drejtësisë duhet të bëhen reforma duke u respektuar pavarësisa e gjyqtarëve e prokurorëve.
Ndër prioritetet e Limaj ishin edhe bujqësia, sigurimet shëndetësore./Periskopi/












