Limaj: Reformat në shëndetësi e arsim bëhen nga kryeministri

Kandidati për kryeministër, nga koalicioni Nisma-AKR-PD thotë se aktualisht preokupimi kryesor për të rinjtë është punësimi dhe hapja e mundësive për një të ardhme më të mirë. Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se duan ta ndryshojnë mentalitetin “shkollë”, derisa sipas tij, duhet të punohet për ndërtimin e një të riu. Në debatin e parë politik […]
Kandidati për kryeministër, nga koalicioni Nisma-AKR-PD thotë se aktualisht preokupimi kryesor për të rinjtë është punësimi dhe hapja e mundësive për një të ardhme më të mirë. Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se duan ta ndryshojnë mentalitetin “shkollë”, derisa sipas tij, duhet të punohet për ndërtimin e një të riu.
Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, tha se vendosja e taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka qenë e imponuar dhe se ajo do të hiqet kur të pushojnë arsyet që e kanë sjell atë.
“Nuk i kisha marrë dy çmimet e një vaji dhe detergjenti, për me përcaktu krejt politikat e një takse të tillë. Politikat shtetërore nuk shihen ashtu, shihet pak përtej asaj, mendoj që janë disa arsye pse është vendosur taksa ndaj Serbisë. Fatkeqësisht pastaj është përdorur edhe ndryshe, në momentin kur Qeveria e Kosovës e ka vendosur taksën, e ka vendosur për disa arsye, ekonomike dhe politike. Pozicioni i Qeverisë së Kosovës është ndërtuar në këtë rrafsh, taksa do të largohet kur do të pushojnë arsyet për cilat është vendosur taksa. Në ndërkohë ky qëndrim ka devijuar duke e nxjerrë taksën si kusht për njohje”, ka thënë mes tjerash Limaj.
Ai para të rinjve, tha se si fëmijë ka qenë i detyruar që të jap kontributin për shtetin, derisa shtoi se tanimë ka moshën dhe se është kompetent për të kryer punën e kryeministrit.
Sipas tij, reformat në shëndetësi e arsim mund t’i bëjë vetëm kryeministri.
Ai ka treguar edhe cilat janë vendimet me të cilat krenohet, për aq sa kohë ka qenë pjesë e Qeverisë.
“Pa prioritetin e kryeministrit arsimi dhe shëndetësia, është problem me u reformu… unë besoj që për ne është shumë e vlefshme mendimi i akterëve që drejtpërdrejtë janë të kyçur në arsim….. Për aq sa kohë kam pasur mundësi dhe kohë, kam lënë gjurmë në këtë vend , në qeverisje. Shikojeni Aeroportin e Prishtinës edhe shikoni fshatrat e Kosovës. Në 2007 Kosova ka qenë baltë, rruga prej Prishtinës në Aeroport ka qenë mbi 2 orë, rruga për Arllat ka qenë ashtu. Janë 1200 km rrugë që janë shtruar për tri vjet e gjysmë”, tha Limaj mes tjerash.
Limaj tha se nuk duhet të shkohet në shkollë me mendimin që të kopjohet dhe të merret nota pa meritë, derisa të rinjtë fajësuan sistemin për këtë.
Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, Frank Hantke, drejtor i zyrës-FES Kosova tha se në demokraci secili qytetar është politikan, edhe atëherë kur nuk voton. Për çka ka ftuar të gjithë të rinjtë të jenë unik, dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.












