Limaj përmbushë premtimin për kompletimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik të Suharekës

Limaj përmbushë premtimin për kompletimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik të Suharekës

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar Zonën Industriale në Suharekë ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugëve në këtë park. Limaj tha se ishte zotuar para më shumë se një viti se do të kompletojnë gjithë infratrukturën […]

Limaj tha se ishte zotuar para më shumë se një viti se do të kompletojnë gjithë infratrukturën që ju duhet kompanive këtu dhe kjo po ndodhë.

“Këtu janë mbi 70 kompani, njerëz punëtorë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që ngadalë ky park ekonomik po kthehet në boshtin e punësimit, jo vetëm të njerëzve të Suharekës por të gjithë regjioni. Ia ka vlejnë që në të gjithë të interesohemi për ta kompletuar këtë park ekonomik me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Sot ndihem i kënaqur që MTI dhe ministri Shala e ka përmbushur atë premtim që kemi dhënë bashkë me deputetët dhe zëvendësministrin Hajdaraj dhe gjithë kolegët tjerë e kanë pasë për detyrë që të angazhohen në funksion të implementimit të këtij projekti”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

“Tashmë këtu ka filluar faza e fundit e asfaltimit të të gjitha rrugëve dhe blloqeve në ketë park më një infrastrukturë të duhur, duke përfshirë këtu edhe energjinë elektrike dhe mbi të gjitha është lidhja e rrugës me autostradën, në mënyrë që kompanitë të mos kenë nevojë farë të futën nëpër qytet por të lidhen direkt me autostradën”, ka shtuar Limaj.

Ai ka përgëzuar ministrian Shala për një punë të shkëlqyer duke shtuar se me shumë kënaqësi po merrë pjesë në përfundimin e një projekti që ka premtuar.

“Ky është shembulli më i mirë se si ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kjo është politika jonë që ne vijmë e shtrimë dorën e shtetit, i kryejmë detyrat tona para njerëzve të cilët kanë iniciativën private si parakusht për të hapur vende të reja të punës. Ky është ai veprimi në vepër për të cilin ka nevojë Kosova dhe ne nuk do ndalemi. Do shkojmë çdo qytet në Kosovë për të ndërtuar parqe të tilla që bizneset të mos kenë më nevojë të shpenzojnë paratë e veta për përmirësimin e infrastrukturës të cilat mund ti kryej shteti dhe ata të fokusohen direkt në rritjen e prodhimit dhe fuqizimit të bizneseve të tyre”, ka përfunduar Limaj.

Ministri Shala nga ana e tij ka thënë se kjo zonë ekonomike tashmë ëahtë funksionale,me gjithë infrasteukturën përcjellëse që u nevojitet bizneseve që ta kenë më të lehtë të bërit biznes.

“Jemi në një zonë ekonomike, e cila është 160 hektarë, ku janë të vendosur mbi 70 biznese dhe me një investim 2.6 milionë euro të MTI”, u shpreh Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?