Limaj: Në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar

Limaj: Në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar

Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë. Nga kryeqyteti, kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj tha se sa më shumë që do të jetë e përfaqësuar Nisma në Parlament, aq më e sigurt do të jetë marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave […]

Nga kryeqyteti, kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj tha se sa më shumë që do të jetë e përfaqësuar Nisma në Parlament, aq më e sigurt do të jetë marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës, dhe se në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar.

Kandidati për kryeministër edhe në Prishtinë theksoi se koalicioni në krye me partinë e tij, do të jetë befasia e 6 tetorit. Limaj, i cili përfaqëson koalicionin Nisma-AKR-PD, iu paraqiti strukturave në Prishtinë dhe parimet qeverisëse, e sipas tij fokus do të ketë te paketa sociale.

Limaj foli edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, teksa iu bëri të ditur atyre që të kenë kujdes në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit për shkak të sfidave që presin institucionet e ardhshme vendore.

“Zëri ynë, i këtij koalicioni të udhëhequr nga Nisma do të jetë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës. Sa më shumë Nismë në Parlamentin e Kosovës, aq më shumë do të jetë e sigurt marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës… I kam disa arsye që po e them këtë, jo për të rrahur gjoks, sepse sa më shumë Nismë, ka më shumë ide, ka më shumë kompetencë, më shumë vendosmëri, sa më shumë Nismë, ka më shumë bashkim për interesa të shtetit. Në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar”, tha ai.

Limaj para strukturave foli edhe për partitë e tjera, teksa tha se ato po flasin për të kaluarën, ndërsa Nisma për të ardhmen me projekte konkrete.

“Ne po flasim për të ardhmen e vendit, të tjerët flasin për të kaluarën. Ne po mundohemi të shpalosim projekte konkrete për vitet e ardhshme, kur të tjerët kanë pasur mundësi t’i bëjnë qe 10 vjet e nuk kanë bërë asgjë. Ne vazhdojmë të themi që atë që e kemi bërë për dy vjet, të japim rezultate konkrete, të tjerët disa po mundohen t’i marrin ato merita, e disa s’kanë çka bëjnë”, tha Limaj.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi thuri lavde për të parin e partisë, njëherësh pretendentin për kryeministër, duke thënë se Fatmir Limaj është njeriu i duhur në kohën e duhur.

Sherifi foli dhe për partinë e tij, ku tha se ajo nuk njeh zvogëlim, por vetëm rritje çdo ditë.

“Nisma nuk njeh zvogëlim, Nisma njeh vetëm rritje, Ju jeni njeriu i duhur i kohës së duhur, sepse për 5 vjet pas daljes në skenë si kryetar, keni dëshmuar që asgjë tjetër nuk vlen pos transparenca, sinqeriteti dhe gatishmëria për të dhënë gjithçka prej vetes në funksion të rritjes së shtetit në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Degës së Nisma në Prishtinë, njëherësh ministri Skënder Reçica tha se ata janë alternativa e vetme qeverisëse dhe për këtë iu kërkoi qytetarëve që të votojnë për Nismën.

“Ne jemi alternativa për shtetin e qëndrueshëm evropian, ku qytetarët do të kenë mundësi të barabarta, do të kenë jetë më të mirë, punësim dhe arsim e mirëqenie më të mirë. Për shkak se vlerat që ne udhëheqim kanë për objektivat shtetin dhe qytetarin në qendër”, u shpreh Reçica.

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prishtinë janë Bilall Sherifi, Endrit Shala, Skënder Reçica, Jeton Svirca, Arbenita Halilaj, Dardan Krasniqi, Artan Neziri, Afërdita Gjonbalaj, Shkurta Berisha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?