Limaj në Skenderaj: NISMA do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit

Limaj në Skenderaj: NISMA do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit

Ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate e ka nisur në qytetin e Skenderajt.Nga këtu kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj theksoi se koalicioni i tyre do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe kjo sipas tij do të nis me Skenderajn. Limaj tha se këtë bindje ia jep […]

Ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate e ka nisur në qytetin e Skenderajt.Nga këtu kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj theksoi se koalicioni i tyre do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe kjo sipas tij do të nis me Skenderajn.

Limaj tha se këtë bindje ia jep fryma e tyre socialdemokrate, që jep ide për të mirën e vendit. “Vendi ynë ka nevojë për njerëz me frymë pozitive, me njerëz që nuk humbin kohë duke i sharë të tjerët. Me njerëz që nuk humbin kohë duke bërë me gisht tek të tjerët. Me njerëz që këtë kohë të shtrenjtë e shfrytëzojnë duke dhënë ide, e duke punuar fortë për një punë të mirë për vendin e tyre. Kjo frymë do të fitojë në Kosovë. Kjo është fryma që e konsolidon këtë shtet”, tha ai.

Kandidati për kryeministër u kërkoi qytetarëve në Skenderaj që mos ua japin votën atyre që i kanë zhgënjyer tash e shumë vite. Për këtë arsye ai tha se duhet t’i jepet mundësia njerëzve të rinj.

Limaj gjatë tubimit elektoral në Skenderaj tha se askush nuk mund të ndal konceptin e Nismës dhe u kërkoi qytetarëve të angazhohen për të shtrirë këtë frymë në qytetin e lirisë.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi u shpreh se në zgjedhjet e 6 tetoritqytetarët duhet të votojnë për ndryshimin, e ndryshimi sipas tij është Nisma Socialdemokrate.

“Ne Nisma Socialdemokrate jemi të bindur se nëpolitikën e Kosovës kemi sjell një frymë të re, një edukim të ri. Kemi sjell një dashuri të re për kombin dhe vendin dhe shtetin. Dhe duhet të jemi në shërbim të saj”, tha ai. Ndërkohë, nënkryetari i degës së Nismës në Skenderaj, XhevdetSmakiqi duke përmendur kontributin e kryetarit Limaj në Skenderaj tha se Nisma është zgjidhja e problemeve të Kosovës.

“Ne jemi bashkë për shtetin, ata bashkë për dreqin. Ne bashkë për punëtorin, ata bashkëpër veten. Ne bashkë për pagën minimale, ata për shkeljen e të varfërve. Ne bashkë për pensionistin, ata bashkë për veten e tyre”, tha ai.

Kandidatët për deputetë të Nismës në Skenderaj, janë Sanije Rexha, Xhevdet Smakiqi, Merita Dervishi, Astrit Gjinovci dhe Egzona Muharremi, për të cilët u kërkua që të votohen masivisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?