Limaj: Kryeministri duhet t’i thotë opozitës të bëhemi bashkë në procese me interes nacional

Kandidati për kryeministër nga Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë se opozita duhet të jetë e përfshirë në procese të rëndëishme për vendin, siç është dialogu me Serbinë, transmeton Periskopi. ‘’Qeveria e kaluar ka qenë arrogante, jo transparente. Kur ne kemi ardh në Qeveri, më janë ofruar mundësitë me drejtu delegacionin shtetëror për dialog. […]
‘’Qeveria e kaluar ka qenë arrogante, jo transparente. Kur ne kemi ardh në Qeveri, më janë ofruar mundësitë me drejtu delegacionin shtetëror për dialog. Qeveria vetë ka votuar për emërimin e një ekipe për bisedime me Serbinë. E bazuar në ligj, fuqiplotë. Unë skam pranuar’, ka thënë Limaj në RTK.
Limaj tutje ka theksuar se për shkak të kaluarës, duhet koordinim për temat me interes nacional, pasi opozita nuk është individ por institucion i shtetit.
‘’Besoj që duhet të provohet të jetë në koordinim me të gjithë, për shkak të kaluarës. Si kryeministër i ardhshëm qëndroj në këtë. Unë do ta drejtoj dialogun me partnerët në Qeveri, por të ulemi dhe të bisedojmë edhe me opozitën se do ta shohin vetën. Opozita është institucion i shtetit, pjesa më e rëndësishme e demokracisë, kryeministri duhet të shkojë dhe t ju thotë: ejani bëhemi bashkë në këtë temë. Kemi nevojë për juve, vendi ka nevojë për juve. Cështja me Serbinë, duhet që kryeministri të ulet me parnerët dhe me ata që janë të interesuar nga opozita për të bërë një platformë të përbashkët’’/PERISKOPI/












