Limaj flet për ftesën që MTI ia bëri Volkswagen, thotë se i kanë ftuar edhe kompanitë japoneze

Kandidati i NISMA-s për kryeministër, Fatmir Limaj, në pyetjen e qytetarit se pse Kosova ka aplikuar vetëm me një e-mail drejtuar kompanisë gjermane Volkswagen tha se ministri i MTI ka shprehur interesin jo vetëm te kompanitë gjermane, por edhe te ato japoneze. “Ajo ka qenë më shumë një ftesë e Ministrit të Tregtisë ndaj disa kompanive […]
Kandidati i NISMA-s për kryeministër, Fatmir Limaj, në pyetjen e qytetarit se pse Kosova ka aplikuar vetëm me një e-mail drejtuar kompanisë gjermane Volkswagen tha se ministri i MTI ka shprehur interesin jo vetëm te kompanitë gjermane, por edhe te ato japoneze.
“Ajo ka qenë më shumë një ftesë e Ministrit të Tregtisë ndaj disa kompanive të tjera dhe jo vetëm në Gjermani por edhe në Japoni”, tha Limaj në ”Debat Pernime”.
Në një njoftim të kësaj ministrie në “Facebook”, thuhet se në fillim të muajit prill, kompanisë Volkswagen i është dërguar një letër- ofertë që të investojë në Kosovë.
“Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volkswagen që kjo kompani të investojë në Kosovë në fabrikën e re që pritet të hapet në Ballkan”, thuhej në njoftimin e ministrisë.












