LDK-ja fillon fushatën me “fake news” kundër VV-së (Foto)

Simpatizantë e shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shpërndarë një lajm të rrejshëm për kinse arritjen e një marrëveshje për koalicion ndërmjet liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe liderit të VV-së Albin Kurtit. Një përdorues i Facebook-ut, Rexhep Kastrati, sinpatizant i LDK-së, i cili në cover mban Ibrahim Rugovën ka shpërndarë këtë lajm, duke […]
Një përdorues i Facebook-ut, Rexhep Kastrati, sinpatizant i LDK-së, i cili në cover mban Ibrahim Rugovën ka shpërndarë këtë lajm, duke shkruar se ky është një skenar i mundshëm, të cilit duhet t’i frikësohet LDK-ja.
Në rrjetet sociale ky shkrim tashmë ka marrë vëmendje të madhe dhe ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ndonëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë parë të përafruar ditët e fundit, duket se tashmë kjo ka marrë fund.
Lidhje Demokratike e Kosovës është duke iu frikësuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mund t’ia marrë elektoratin.













