LDK i solli me autobusë, simpatizantët e lënë sheshin të mbuluar me mbeturina (Video)

Sot, zyrtarisht partitë politike hapën fushatën zgjedhore. Lidhja Demokratike e Kosovës, zgjodhi kryeqytetin, saktësisht organizoi një tubim në sheshin kryesor, atë Skëndërbeu. Madje, zyrtarë, e kandidatë për deputet nga ky subjekt politik, mbushën autobusët nga qytete të ndryshme për t’u bërë pjesë e kësaj hapjeje. Përveç kësaj, autobusët me simpatizantë që mblodhi LDK-ja u parkuan […]

Lidhja Demokratike e Kosovës, zgjodhi kryeqytetin, saktësisht organizoi një tubim në sheshin kryesor, atë Skëndërbeu.

Madje, zyrtarë, e kandidatë për deputet nga ky subjekt politik, mbushën autobusët nga qytete të ndryshme për t’u bërë pjesë e kësaj hapjeje.

Përveç kësaj, autobusët me simpatizantë që mblodhi LDK-ja u parkuan vend e pa vend, duke bllokuar edhe hapësirat e trotuaret, madje një video që pasqyronte këtë shkelje të rregullave, u publikua edhe në faqen Vrojtuesit e Lagjes.

Por, kjo s’është e tëra, simpatizantët e këtij subjekti politik, e lanë sheshin ku brohoritën, me plot mbeturina, duke i dhënë pamje të shëmtuar kryeqytetit, ku LDK-ja sot shpalosi programin qeverisës, madje edhe bënte thirrje për pushtet.

Janë vet qytetarët që kanë ngritur shqetësimin e tyre, rreth pamjes së sheshit në Prishtinë, të cilët thonë se tashmë është bllokuar nga mbeturinat.

https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/videos/488725551908248/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?