Latifi: Qyqavica sot është e lirë falë sakrificës së ushtarëve të Brigadës 114 të UÇK’së me komandant Fehmi Lladrovcin

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi ka kujtuar kohën kur në malet e Qyqavicës janë vrarë qindra civilë e pjesëtarë të UÇK’së. Ai thotë se sot Qyqavica është e lirë falë sakrificës sublime të Brigadës 114 të UÇK’së bashkë me komandantin Fehmi Lladrovcin. Shkrimi i plotë: 21vjet më parë, mbi 24 mijë trupa të […]
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi ka kujtuar kohën kur në malet e Qyqavicës janë vrarë qindra civilë e pjesëtarë të UÇK’së.
Ai thotë se sot Qyqavica është e lirë falë sakrificës sublime të Brigadës 114 të UÇK’së bashkë me komandantin Fehmi Lladrovcin.
Shkrimi i plotë:
21vjet më parë, mbi 24 mijë trupa të ushtrisë serbe u hodhën në ofensivë mbi malet e Qyqavicës, nga drejtimi i Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Një përballje titanike e një populli që nuk pranonte t’i nënshtrohej makinerisë ushtarake të Serbisë. Dhjetra fshatra u mbuluan nga flakët, qindra civilë u vranë e u plagosën, djemtë më të mirë të Brigadës 114 të UÇK-së, bashkë ne komandantin Fehmi Lladrovci, ranë në betejat e asaj dite. Sot Qyqavica është e lirë falë kësaj sakrifice sublime dhe përgjithmonë mbi të do të valoj veç një flamur, flamuri kuq e zi, me shqiponjën dy krenore.














