Ky është veprimi për të cilin iu ngrit aktakuza Liburn Aliut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu. Kjo aktakuzë është ngritur për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Me 21 mars të 2018-ës, deputeti Aliu kishte marrë nga tavolinat e deputetëve kartelat për të votuar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Siç […]
Kjo aktakuzë është ngritur për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Me 21 mars të 2018-ës, deputeti Aliu kishte marrë nga tavolinat e deputetëve kartelat për të votuar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Siç shihet në këtë video, Aliu merr kartelat dhe niset të dalë nga salla e Kuvendit ku po mbahej seanca për demarkacionin.
Edhe sipas prokurorisë, Aliu po akuzohet për marrjen e kartelave të deputetëve kur ata ishin në pauzë, në mënyrë që të pamundësoj zhvillimin e seancës për votimin e kësaj marrëveshje.












