Kush ishte Zhak Shirak, ‘i korruptuari i ëmbël’ që e ndihmoi Kosovën të çlirohej?

Sot mediat franceze raportuan se ish presidenti i tyre prej vitit 1995 e deri më 2007, Zhak Shirak [Jacques Chirac] kishte vdekur në moshën 86 vjeçare. Por kush ishte ky vigan i politikës franceze? Shirak u lind në vitin 1932 në Paris. Ai ishte fëmiju i vetëm i familjes së tij që përbëhej nga një […]
Shirak u lind në vitin 1932 në Paris. Ai ishte fëmiju i vetëm i familjes së tij që përbëhej nga një ekzekutiv i suksesshëm i një kompanie ajrore [babai] dhe i një amviseje [nëna].
Në vitin 1956 ai ishte martuar me Bernadette Chodron de Courcel, me të cilën ka dy vajza. Ai kishte punuar për kohë të gjatë si asistent i Replacioneve me publikun dhe këshilltar personal.
Karrierën e tij politike e kishte nisur në vitin 1962, kur ishte emëruar si shef i stafit të kryeministrit të famshëm francez Zhorzh Pompidu [Georges Pompidou]. Ky i fundit i referohej atij si “buldozeri im” për shkak të aftësisë që kishte për kryerjen e punëve që i ngarkoheshin.
Më pas, ai ishte bërë ministër prej vitit 1971 deri më 1974 dhe kryeministër në dy raste, prej 1974 deri më 1976 dhe prej 1986 deri më 1988.
Si president i Francës e kishte marrë mandatin në vitin 1995 për ta përfunduar në vitin 2007.
Shirak gjatë mandatit të tij ishte akuzuar në disa raste për korrupsion, por më i njohuri ishte për kohën sa kishte qenë kryetar i Parisit. Një vendim kontrovers gjykate e kishte shpëtuar atë duke i garantuar imunitet meqë ishte president i Francës. Ai kishte refuzuar të dëshmonte duke thënë që kjo binte ndesh me funksionet e tij presidenciale. Pas përfundimit të mandatit, ai ishte dënuar për veprimet e tij korruptive, shkruan Periskopi.

Në Francë, koha e tij si president u shënua me mosveprim dhe stagnim politik, duke e lënë Francën po aq të përçarë dhe në borxh të madh.
Sipas gazetarëve ndërkombëtarë, Shirak kishte qenë rregullisht skeptik sa i përket ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë për të shpëtuar popullsinë shqiptare. Sidoqoftë, ai kishte denoncuar publikisht regjimin e Sllobodan Millosheviqit për krimet mizore ndaj shqiptarëve.
Viteve të fundit ai kishte vuajtur nga humbja e kujtesës që mendohej të ishte e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit./Periskopi












