Kurti vazhdon me mendjemadhësi kundër Osmanit: Ajo s’mund ta udhëheq dialogun, do të jetë kryeparlamentare

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vazhduar ta gozhdojë kandidaten për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk ka kapacitet për t’u marrë me dialogun në raport me Serbinë, transmeton Periskopi Kurti sot në ‘Fol Hapur’ , me mendjemadhësi tha se ai do të jetë kryeministri pas 6 tetorit, kurse rivalja e […]
Kurti sot në ‘Fol Hapur’ , me mendjemadhësi tha se ai do të jetë kryeministri pas 6 tetorit, kurse rivalja e tij, Osmani do të mbetet kryeparlamentare.
‘’Unë besoj që kryeministri i ardhshëm pas 6 tetorit do të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së dialogut. Këtë nuk mund ta bëjë rivalja ime sepse ajo do të bëhet kryeparlamentare, e kryeministër do të jem unë pas 6 tetorit. Njëherë na duhet të kemi një komision që shpejt e mbyll kapitullin e 33 marrëveshjeve. Disa janë realizuar, disa jo. Duhet ta kemi një bilanc, sepse pa të nuk është mirë të ecim përpara. Duhet të fillojmë dialogun tonë të brendshëm.’’, ka thënë Kurti.
Kujtojmë që VV dhe LDK nuk arritën koalicion parazgjedhor shkaku i postit të kryeministrit./PERISKOPI/












